Zhvatësit e shtetit për dy dekada të bashkuar rreth klanit Pronto detyrohen të dorëzohen e përulen para verdiktit ndëshkues të popullit të Kosovës

Zhvatësit e shtetit për dy dekada të bashkuar rreth klanit Pronto detyrohen të dorëzohen e përulen para verdiktit ndëshkues të popullit të Kosovës

Gani Qarri

  • 17 March 2021 - 07:49

Shkruan: ANALIST - Gani Qarri

Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara e perverse të parisë klandestine të Klanit Pronto, as pyetësori demagogjik i Hoxhajt, i cili vijon ende të akuzohet edhe nga vet bashkë partiakët e tij e deri te Fatmir Limaj i NISMA-së së dështuar, se si që nga Vjena e Austrisë deklaronte personalisht, se nëse fiton UÇK në Kosovë, ai vet do të kërkonte azil në Beograd, drejtuar fituesit të zgjedhjeve, nuk e ndihmoi Klanin Pronto me asgjë dhe pas debaklit të pësuar, duke parë se nuk mundë të imponojnë më kushte e pazare të pista për marrëveshje e tregti të interesave e lakmisë për pushtet, po detyrohen të përulën e nënshtrohen para votës së sovranit, dhe pas mbi dy dekadash kapje të shtetit, korrupsioni e krimi të organizuar, ta marrin dënimin e merituar, ashtu siç edhe janë ndëshkuar me plot të drejtë, nga populli i këtij vendi.

-Lajm më vete, për të mos ekzagjeruar e thënë edhe “sensacion”, përbën fakti se certifikimi i rezultateve të 14 shkurtit, e bindi edhe Ramush Haradinajn, që pasi e mbushi partinë me hajna e kriminel dhe inkorporoi e shpalli heronj dorëzuesit e armatimit të UÇK-së, të cilët në vjeshtën e vitit 1998, organizonin edhe darka ceremoniale dhe festonin me Millutin Preshqeviqin gjatë tërë natës me këngë serbe e breshëri automatikësh, dorëzimin e armëve policisë okupatore të Serbisë, ka arsye të forta që të heq dorë nga pretendimi për pozitën e të parit të shtetit, duke e kuptuar përfundimisht se sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, mu për këto shkaqe, që ai i din më mirë se gjithë të tjerët, populli nuk ja dha atij dhe as subjektit politik të cilin ai kryeson, besimin për një pozitë të tillë kaq të lartë shtetërore. Ndërsa se perversiteti dhe demagogjia e prijësve të klanit Pronto nuk njeh fund as kufi, e dëshmoi edhe një herë, udhëheqësi aktual dhe personi i njohur formalisht si kryetar në detyrë i PDK-së, apo partisë më të kriminalizuar tash e mbi 21 vite në Kosovë, demagogu më i pështirë momental, Enver Hoxhaj.

Në fakt Hoxhaj bënë edhe sikur harron, se që nga ardhja e Thaçit në pushtet, ai i ka degjeneruar tërësisht, jo vetëm udhëheqësit e partisë së vet, por i ka komprometuar edhe udhëheqësit e partive tjera politike në Kosovë, duke i involvuar pothuajse që të gjithë në tenderomani, korrupsioni, hajni e krim të organizuar, i cili madje, e ka de legjitimuar edhe vet luftën e UÇK’së, me bindjen se do ti shpëtoi çfarëdo akuze apo cilitdo lloj të gjykimit të mundshëm, por që, megjithatë nuk i doli krejt ashtu siç e mendoi ai vet. Ndaj histeria absurde e humbjes së turpshme të partisë më të kriminalizuar në Kosovë, si PDK, me në krye pseudo patriotin Enver Hoxhaj, tanimë po inskenon aktet e fundit makabre të saj, si subjekti më i pështirë krimo-politik, që mbi dy dekada ka kriminalizuar çdo gjë në këtë vend dhe tash po mundohet ta luaj një lojë tjetër te re perverse, në mënyrë që për marrëveshjet dhe pazaret e dëmshme në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës, ta marrë me vete dhe ngarkojë me bashkëpërgjegjësi edhe qeverinë në ardhje, si dhe vet presidencën e mandatit të ri.

Kështu që, pa asnjë mëdyshje edhe “pyetësori” demagogjik i Hoxhajt, drejtuar fituesit absolut të zgjedhjeve, bëhet jo vetëm tejet vulgar e fare i panevojshëm, por edhe akt tepër banal, kur dihet mirë se vet Hoxhaj, vijon të akuzohet edhe nga bashkë partiakët e tij, që nga Vjena e Austrisë deklaronte personalisht, se nëse fiton UÇK në Kosovë, ai do të kërkonte azil në Beograd! Për aq më tepër, përveç se nuk ka të drejtë dhe arsye, Hoxhaj nuk ka potenicial as mundësi, që edhe pas dështimit të pësuar në zgjedhje, ti vendosë kushte as parashtrojë si deklaron ai, 10 pyetjet në emër të PDK-së, fituesit absolut, për votën e Presidentit. Kjo për vet faktin se të gjithë shqiptarët e dinë mirë, që nuk janë Albin Kurti as Vjosa Osmani, ata të cilët i falën mbi 8300 hektar tokë të Kosovës, Malit të Zi, ishte Thaçi & Co që përveç kësaj, qysh me 2009, i dhanë falas edhe FYROM-it, mbi 2500 hektar tokë të Kosovës në Debëllde me rrethinë, duke e futur edhe shtetin sllavomaqedon mbi 5 kilometra në brendësi të territorit të Kosovës.

Ishte Thaçi dhe PDK, ata që në vijimësi kërkuan ndarjen e shtetit të Kosovës duke paguar edhe firma të huaja për propagandimin e ndarjes së vendit tonë, gjë që është dëshmuar, se deri më tani, kërkesën për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, kanë mundur ta bënin publikisht, vetëm eksponentët dhe kuislingët e PDK-së, si Thaçi & Co, të cilët sikur të kishte ligj dhe drejtësi funksionale, do duhej të merrnin dënimin më të rëndë për tradhti. Hashim Thaçi me 25 gusht të vitit 2018 në Forumin Ballkanik të mbajtur në Alpbach të Austrisë, kërkoi publikisht, para kamerave televizive evropiane edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës. Dhe vetëm pak kohë pas kërkesës së Thaçit për copëtimin e Kosovës, vet këshilltarja e kuislingut Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha anëtare e kryesisë së PDK-së dhe këshilltare edhe e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës e kryetar i fundit i PDK-së, Kadri Veselit, nga posti i ministres së Integrimeve "Evropiane“, në Qeverinë e PAN-it, më 2018 ka lidhur kontratë me firmën franceze "Majorelle PR & Events" me seli në Paris ndërsa me 2019, ka përsëritur kontratën dhe sipas porosive nga kuislingu Thaçi, me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ka paguar mbi 168 mijë euro, po këtë firmë franceze, që të lobonte në Evropë dhe gjithë botën, për ndarjen e Kosovës.

Madje po ashtu ishte PDK dhe Hashim Thaçi, që me vetëdije apo pa te, e krijoi edhe Gjykatën Speciale duke detyruar deputetët me të gjitha mënyrat e presionit që ta votonin atë, nga e cila tanimë ka kohë që është arrestuar edhe vet dhe konfrontuar me njërën nga aktakuzat më të rënda kundër tij, si krime lufte, e krime kundër njerëzimit dhe përgjegjësi për mbi 100 vrasje e plagosje të shqiptarëve të Kosovës, që pritet të trajtohen nga organet e kësaj gjykate, duke filluar nga gjysma e këtij viti. Ndaj ti parashtrohen nga një tyxhar si Enver Hoxhaj kërkesa të tilla një partie të sapo votuar me mbi 50.28% nga populli i Kosovës, gjë që PDK dhe partitë tjera të inkriminuara mund vetëm ta ëndërrojnë, nga një drejtues në detyrë si ai, i një partie humbëse si PDK, e cila tash e sa kohë, vet e ka mizën pas veshit për të gjitha tradhtitë e mundshme ndaj Kosovës, kjo jo vetëm që është vërtetë sjellje e papërgjegjësi por edhe veprim tërësisht i paprecedent.

Ndoshta dhe është histeria e fundit e humbjes së turpshme të këtij subjekti te pështirë krimo-politik, që përmes Enver Hoxhajt dëshmoi edhe një herë se ky segmenti më i kriminalizuar në Kosovë, ende nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për manipulime dhe hedhjen e fajësisë së akteve kuislingë tek të tjerët, e që pas debaklit total që pësuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë nisur ti nënshtrohen referendumit gjithë-popullor që me votën e lirë e plebishitare, përjashtoi nga loja partitë e inkriminuara dhe vendosi me vullnetin legal e legjitim të qytetarëve edhe për Presidenten dhe të paren e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".