Është fundi i lojës, opozita nuk e ka luksin për ta kushtëzuar formimin e shpejtë të institucioneve me asnjë çmim!

Është fundi i lojës, opozita nuk e ka luksin për ta kushtëzuar formimin e shpejtë të institucioneve me asnjë çmim!
Është fundi i lojës, opozita nuk e ka luksin për ta kushtëzuar formimin e shpejtë të institucioneve me asnjë çmim!

Faik Krasniqi

  • 18 March 2021 - 07:45

Shkruan: ANALIST- Faik Krasniqi

Eshtë i sigurt se opozita nuk e ka luksin e tentimbllokimit te formimit te institucioneve te reja, kinse të kundërshtimit të formimit të institucioneve të reja nga LVV me partnerët minoritare, por nuk do ta ketë as guximin dhe as mundesine për ta dështuar këtë, duke pamundësuar kuorumin për zgjedhjen e presidentit, pasi që asnjë nga partitë në opozitë tash nuk janë të gatshme të shkojnë rishtas në zgjedhje te reja!

-Opozita nuk e ka luksin që ta kushtëzojë fituesin e zgjedhjeve për asgjë. Rezultati i zgjedhjeve ua tregoi vendin. PDK që janë fajtorët kryesor për gjendjen e rënduar në Kosovë, të vendos kushte është absurditet. Kushte për probleme që vetë i kanë kushtuar. Partitë opozitare duhet ta ulin kokën dhe të reformohen. Të krijohet sa me shpejt Qeveria dhe të punohet, sepse Kosova është në gjendje të rëndë.

Kur të zgjidhet presidenti ta bëjnë kuorumin, kurse Qeveria të punojë dhe t‘i përmbushë premtimet e saj. Nuk është koha për eksperimente, dhe as për zgjedhje. Kjo do të ju kushtonte shumë qytetarëve të stër lodhur te Kosovës, por edhe partitë që u ndëshkuan do të ndëshkoheshin akoma me keq. Atëherë le ta provojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".