Të ndryshohet urgjentisht Kushtetuta, presidenti i ardhshëm të zgjidhet me votë qytetare jo me vota të blera nga deputetët!

Të ndryshohet urgjentisht Kushtetuta, presidenti i ardhshëm të zgjidhet me votë qytetare jo me vota të blera nga deputetët!

Hajrullah Tërnava

  • 19 March 2021 - 07:35

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Që të mos keqpërdoret vota e deputetit , nga politika, në zgjedhjen e Presidentit, sa më parë do të duhej të dilte tash një iniciativë e tillë nga Presidentja Osmani, në rast se zgjidhet në këtë pozitë, që pasardhësi i saj të zgjidhet me votë qytetare, pasi që ajo edhe ka qenë bashkë kryesuese e komisionit që ka punuar në hartimin e amendamenteve përkatëse dhe bërjen e vetë ligjit për pozitën dhe kompetencat e Presidentit. Një zgjedhje e tillë e kësaj çështje do të ndërpritej keqpërdorimi i pozitës më të lartë të shtetit, dhe nuk do ta kemi rastin që po nuk u zgjidh Presidenti, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja, sepse nëse do të shkohej në zgjedhje të ripërsëritura, vendi do të shkoj në kriza shtetërore e pse jo edhe deri në kolaps.

-Situatat e pas luftës, deri në stabilizimin politik të këtyre viteve, nëse mundemi kështu të deklarohemi, na e kanë imponuar një mënyrë të tillë parlamentare që të zgjidhet edhe Qeveria, Kryeministri edhe Presidenti i shtetit, dhe në bazë të përvojave që tani i kemi, konstatimi është duhet të ndryshon ky sistem në të ardhmen e afërt. Tani e tutje është i domosdoshëm ndryshimi i formës së zgjedhjes së Presidentit të shtetit, që më në fund të zgjidhet nga populli, të nxirret nga kthetrat e kushtëzimeve dhe pazareve mes partive politike, që po e rrezikojnë edhe stabilitetin e funksionimit të shtetit.

Në bazë të kësaj provoje që e kemi deri më tani, duhet bërë më shumë presion partive politike në këtë legjislaturë që pikërisht ky mandat i ri të jetë mandati i fundit i zgjedhjes së Presidentit nga vota e deputetit në parlament, për ti dhënë të drejtën qytetarit të deklarohet dhe ta vlerëson vetë se kush e meriton këtë pozitë dhe cila është figura më e pranueshme e përfaqësimit të unitetit politik dhe qytetar, kusht që e thekson edhe Kushtetuta e Republikës, por që nuk u realizua dhe nuk u jetësua asnjëherë për shkak të egos karrieriste të individëve, lider fallco brenda partive.

Nuk eshte për tu habitur pse tani po e mban peng politika e pa përgjegjshme dhe e degraduar për vite të tëra ndryshimin e gatshëm të Kushtetutës, për të cilin është punuar dhe investuar, që zgjedhja e Presidentit të vjen nga qytetari dhe jo nga pazaret e shtrenjta politike që për qëllim kanë kapjen e fuqishme të shtetit. Sikur të kishte ndodhur që fillimi, që populli ta zgjidhte vetë Presidentin, prijësit e partive politike nuk do të kishin mundur ta ushtronin gjithë atë ndikim dhe ti punësojnë e avancojnë nëpër poste të larta, si në vend njashtu edhe jashtë vendit, në ambasada e konsullata, familjarët e tyre dhe bashkë partiakët e tyre, duke bërë pazare që në fillim rreth votës diskutabile në Kuvend që nevojitej për pozitën e Presidentit.

Është fakt i pa mohueshëm se në raste të caktuara, partitë i kanë pagua me çmime të larta deputetët për votat e tyre, për votimin e Presidentit, madje duke i shpërbleu në mënyrë korruptive me para nga fondet e taksapaguesve, të qytetarëve të këtij vendi. Që të mos keqpërdoret vota e deputetit , nga politika, në zgjedhjen e Presidentit, sa më parë do të duhej të dilte tash një iniciativë e tillë nga Presidentja Osmani, në rast se zgjidhet në këtë pozitë, që pasardhësi i saj të zgjidhet me votë qytetare, pasi që ajo edhe ka qenë bashkë kryesuese e komisionit që ka punuar në hartimin e amendamenteve përkatëse dhe bërjen e vetë ligjit për pozitën dhe kompetencat e Presidentit. Një zgjedhje e tillë e kësaj çështje do të ndërpritej keqpërdorimi i pozitës më të lartë të shtetit, dhe nuk do ta kemi rastin që po nuk u zgjidh Presidenti, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja, sepse nëse do të shkohej në zgjedhje të ripërsëritura, vendi do të shkoj në kriza shtetërore e pse jo edhe deri në kolaps.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".