Institucionet e reja kanë vulen e popullit të panënshtruar, humbësit të harrojnë arrogancen dhe të pajtohen me fatin e tyre!

Institucionet e reja kanë vulen e popullit të panënshtruar, humbësit të harrojnë arrogancen dhe të pajtohen me fatin e tyre!
Institucionet e reja kanë vulen e popullit të panënshtruar, humbësit të harrojnë arrogancen dhe të pajtohen me fatin e tyre!

Faik Krasniqi

  • 23 March 2021 - 07:40

Shkruan: ANALIST- Faik Krasniqi

Në vend se me ulë kokën për shkak të turpit se në çfarë gjendje e sollën partinë me arrogancën e tyre kur ishin në pushtet, prapë se prapë nuk mbushen mend por dalin e flasin pa pikë turpi. Nëse mendoni se këta janë mbushur mend, lexojini në vazhdimësi deklaratat e tyre. Në asnjë vend të botës nuk fajësohet populli pse i humba zgjedhjet. Përkundrazi, i kërkojnë falje, ulin kokën dhe fillojnë reformat. Këta në vend se t’i kërkojnë falje sovranit, këta e shajnë sovranin, i thonë të çmendur dhe etiketime të ndryshme. Pastaj kërkojnë votën e tij. Sovrani nuk ka vdekur. Këtu është!

-Kjo javë që ka filluar do të jetë java e vendimtare e krijimit të institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë. LVV pa asnjë problem arriti ti siguron votat për krijimin e Qeverisë. Prandaj nuk pati nevojë për partitë tjera politike. Kur vjen koha e zgjedhjes së presidentes, në këtë rast të zonjës Osmani, do ta kuptojmë sa e kanë kuptuar rezultatin e zgjedhjeve partitë e ardhshme opozitare.

Nëse qëndrojnë në sallë për ta bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit, atëherë kuptohet që janë në rrugë të mbarë për t‘u këndellur, nëse bëjnë reforma rrënjësore. Por nëse nuk e bëjnë kuorumin dhe duan vendin ta dërgojnë prapë në zgjedhje, kjo tregon që nuk janë mbushur mend fare. Shkuarja në zgjedhje në këtë gjendje që janë, do të thotë vetëvrasje politik. Rrezikojnë edhe pragun për ta kaluar, sepse mllefi është i madh ndaj tyre.

Është fjala për të gjitha partitë, jo vetëm për LDK-në që presim të reflektoj pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re! Sa më shumë që flasin budallallëqe zyrtarët e partive që pësuan debakël, aq më shumë rritet partia që fitoi bindshëm zgjedhjet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".