Ndryshimi i dekadës në qeverisjen e shtetit e çliron edhe drejtësinë për ta filluar ndjekjen e kriminelëve për krimet e luftës

Ndryshimi i dekadës në qeverisjen e shtetit e çliron edhe drejtësinë për ta filluar ndjekjen e kriminelëve për krimet e luftës

Gani Qarri

  • 26 March 2021 - 07:41

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Lëvizjet e fundit efektive në ringjalljen e gjykatave vendore, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, po dëshmojnë më së miri se sa shumë janë duke reflektuar ndryshimet politike në Kosovë, qoftë edhe me një reagim simbolik, si ky në drejtësi, të paktën sa i takon nxjerrjes nga pluhuri, mbuluar prej dy dekadash të akuzave për krime lufte të cilat, tash e mbi 21 vite, kanë dremitur të qeta dhe nuk janë trajtuar asnjëherë nga drejtësia ndërkombëtare as ajo vendore.

-Përfundimisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të martën, i ka shpallur fajtorë dy të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në vitin 1999 në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt, si Zllatan Kërstiqi dhe Destan Shabanaj dhe sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues, mbi dy dekada pas luftës, Zllatan Kërstiq është dënuar me 14 vite e 6 muaj burgim efektiv, ndërsa shqipfolësi Destan Shabanaj është dënuar me vetëm 7 vite burg, dënime këto, të cilat, përveçse të vonuara, janë kritikuar ashpër edhe si të ulëta e të pamjaftueshme nga opinioni dhe familjarët e viktimave të pafajshme shqiptare.

Madje ndonëse me vonesë tejet të madhe, së fundi, shihet se ka një lëvizje pozitive, qoftë fillimisht edhe me vetëm disa raste individuale të hetimit dhe gjykimit të kufizuar të kryesve të veprave kriminale nga kriminel të njohur e të ditur që moti edhe nga organet e drejtësisë, deri më tani, pothuajse inekzistente kosovare. Kështu që, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të martën, përfundimisht i ka shpallur fajtorë dy të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës së pambrojtur civile shqiptare në vitin 1999 në fshatin Nerodime e Epërme e Ferizajt dhe sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues krimineli Zllatan Kërstiq është dënuar me 14 vite e 6 muaj burgim efektiv, kurse bashkë krimineli shqipfolës Destan Shabanaj është dënuar me 7 vjet burgim efektiv, dënime të cilat janë kritikuar ashpër si të ulëta e të pamjaftueshme nga opinioni dhe familjarët e viktimave.

Ndaj, gjykimi i këtyre kriminelëve, fatkeqësisht njëri edhe shqipfolës, vetëm pas humbjes në zgjedhje të partive të inkriminuara, dëshmon se interesat e kastës së kriminalizuar politike që deri më tani e ka qeverisur në mënyrë mafioze vendin, ishin të ndikuara fort nga politika agresive në Serbi dhe se politikanët dhe udhëheqësit e inkriminuar, ju frikësuan aq shumë Aleksandër Vuçiqit, sa që, për mbi 21 vite me radhë, nuk e lejuan kurrë drejtësinë vendore të merrej me ndjekjen dhe ndëshkimin meritor të asnjërit prej kriminelëve të luftës, të cilët kanë shëtitur të lirë nëpër Kosovë, përderisa dëshmitë autentike dhe dosjet e tyre kriminale kanë fjetur të pa trazuara në arkivat e prokurorive dhe Gjykatave të kapura të Kosovës nga politika e kriminalizuar vendore.

Kështu që, bie publikisht në sy, se ndryshimi epokal, që ndodhi me Qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e fundit, qysh në fillim të punës, është duke e dhënë efektin e shumëpritur, bashkë me opinionin mediatiko-publik, që po jep pareshtur kontributin e vetë të ndikimit në drejtësi dhe përfundimisht ky dikaster kaq i rëndësishëm shtetëror, pas 21 viteve të kapjes, ka nisë të çlirohet nga tutela e politikës së kriminalizuar dhe të fillojë me zgjidhjen e kësaj nyje të lidhur për plot dy dekada, e cila duhet të marr epilogun final edhe me padi të kompletuara për krime dhe dëme lufte kundër shtetit okupator serb, për çka me të drejtë, u zotua personalisht edhe vet kryeministri Kurti gjatë marrjes së mandatit të ri të qeverisjes së vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".