Reformimi dhe lufta kundër krimit e korrupsionit për ta fituar liberalizimin e vizave, detyrë e rendë për qeverinë Kurti 2

Reformimi dhe lufta kundër krimit e korrupsionit për ta fituar liberalizimin e vizave, detyrë e rendë për qeverinë Kurti 2
Reformimi dhe lufta kundër krimit e korrupsionit për ta fituar liberalizimin e vizave, detyrë e rendë për qeverinë Kurti 2

Dardan Grapci

  • 29 March 2021 - 17:25

Shkruan: ANALIST-Dardan Grapci

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Gjykatat në gjithë vendin e kanë fajin dhe përgjegjësinë kryesore për dështimin për dy dekada në luftimin e krimit dhe të Korrupsionit, top standard i BE-së që po kërkohet për liberalizimin e vizave. Krimi dhe korrupsioni, jane instaluar në institucionet e shtetit, duke zgjedhur në vendet kyqe njerëz me dosje dhe që me pare kanë rënë ndesh me ligjin. Kjo praktikë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë, duke filluar nga ky mandat qeverisës.!

Lejimi i zgjedhjes së njerëzve të politikë me dosje kriminale në institucionet e shtetit, duhet të jetë përgjegjësi për penalizim edhe të vetë organeve të drejtësisë. Nëse prokuroria dhe Gjykatat kanë pasur informacione për kandidatët që ishin në lista për deputet e që kanë pasur kallëzime penale, por i kanë fshehur ato, duhet të përgjigjen sipas ligjit për mashtrim dhe shkelje të detyrës zyrtare. Edhe në këtë legjislaturë kemi akoma të zgjedhur deputet me dosje, dhe tani më shtrohet pyetja, pse nuk kanë reaguar para se të fillojnë zgjedhjet apo pse nuk i kanë etiketuar dhe kontestuar kandidaturat e tyre? Për mendimin tim ky fakt tregon se sistemi i drejtësisë në Kosovë, të gjitha hallkat e tij, është i kapur keq nga krimo-politika, edhe nga pozita edhe nga opozita, , nga dikush më shumë e nga dikush më pak, prandaj me këtë strukturë të institucioneve të drejtësisë, dhe me këto rezultate që i kemi nga puna e tyre, do të jemi edhe për shumë vite dele e zezë në rajon dhe Evropë, popull i izoluar dhe pa liberalizim të vizave.

Pavarësisht që në Parlamentin Evropian është votuar pro rekomandimit dhe kërkesës ndaj Këshillit të Evropës, për liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, pritjet me situatën që e kemi në drejtësi, në fushën e ballafaqimit me krimin e korrupsionin lë për të dëshiruar. Këto hallka të zbatimit të ligjit janë të kapura rrënjësisht nga politika si sitëm dhe pushtet shumëvjeçar, në veçanti dominon kontrolli i strukturës politike të PDK-së dhe AAK-së sa që tani po mundohen që edhe ta rrëzojnë këtë Qeveri e cila me votë referendumi është zgjedhur nga shumica absolute e votuesve të Kosovës, është qeveri e pastër e votës besnike të qytetarëve të Kosovës.

Prandaj Qeveria Kurti 2 duhet të jetë shumë aktive gjatë këtij viti që ti përmbushë edhe ato kërkesa që dalin nga disa vende skeptike të BE-së sa i takon funksionimit të plotë dhe efikas të drejtësisë në vend. Gjate këtij viti ta ndryshon ligjin për zgjedhje, ku personat që e shpallin kandidaturën të mos jenë të përndjekur penalisht për vepra të rënda që ndërlidhet me abuzime, korrupsion e forma të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare publike, përveç asaj që është përcaktuar si ndalesë për personat me aktgjykim të formës së prerë dënues. Me ligj duhet të përcaktohet marrja e informatave për të kaluarën e secilit kandidat i cili futët në listën kandiduese për deputet. Duhet të zhvillohen hetime të detajuara në bashkëpunim të Policisë dhe gjykatave , dhe vetëm nëse nuk janë duke u bërë hetime, nëse nuk ka asnjë kallëzim penal, dhe e fundit nëse nuk është i dënuar, atëherë ti lejohet të kandidoj, kurse në të gjitha rastet tjera të urdhërohet përjashtimi nga lista. Ky lloj VETTING-u duhet të zbatohet në zgjedhjet që vijnë se[se me futjen e njerëzve me të kaluar kriminale në institucione, po instalohet pa pengesë krimi dhe korrupsioni, po pengohet edhe funksionimi i pa varur i sistemit të drejtësisë, dhe kështu kemi dallime mes vendeve të ndryshme në BE edhe sa i takon marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave në raport me Kosovën. Imazhin e Kosovës ka dy dekada që nuk e ka avancuar asnjë qeverisje e deritashme, vetëm e kanë prishë dhe nuk kanë se çka të prishin më shumë. Qytetarët janë të lodhur nga këto tradita të politikanëve, qytetarët nuk janë të interesuar për tu larguar nga ky vend, por për shkak të keq-qeverisjes, partive kriminalistike po detyrohen që legalisht dhe ilegalisht të ikin edhe nga familjarët, qyteti dhe shteti i tyre.

Uroj që Qeveria Kurti 2 ta rregulloje këtë problem, ndryshe Kosovës në të ardhmen e afër të vetëm mundë ti shtohen akoma më shumë kërkesat për fushën e sundimit të ligjit dhe vështirësimin akoma më të madh të ecjes në rrugën e integrimit në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".