Zgjidheni presidentin, e mos provokoni zgjedhje të reja!

Zgjidheni presidentin, e mos provokoni zgjedhje të reja!
Zgjidheni presidentin, e mos provokoni zgjedhje të reja!

Arsim Haziri

  • 31 March 2021 - 07:36

Shkruan: Analist - Arsim Haziri

Unë uroj të votohet Vjosa Osmani për presidente, përndryshe zgjedhjet e parakohshme nacionale me gjasë do t'i minimizojnë akoma më shumë partitë politike që përcaktohen për ta bllokuar këtë proces dhe futjen e vendit edhe në një krizë të re. Nëse ndodhë skenari i provokimit të zgjedhjeve të reja , është më se e sigurt që PDK-ja dhe LDK-ja do të mundë të përfundojnë me me pak se 15 % , ndërsa AAK mbetet jashtë parlamentit, dhe votat shumicë akoma edhe më me përkushtim do t’i shkojnë Vetëvendosjes sepse legjitimiteti qytetarë në zgjedhjet nacionale ishte për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ishte vërtet legjitimitet i jashtëzakonshëm dhe kjo mbështetje ishte që të shndërrohej në formë konkrete, në mënyrë që vendi të orientohet drejt një progresi multidimensional.

Disa prej partive politike, sa herë që janë përpjekur për t'i ndaluar padrejtësisht proceset demokratike, aq më shumë janë minimizuar, e kanë humbur elektoratin. Dhe një fotografi të tillë e kishim më 6 tetor 2019, dhe një aspak të ngjashme dhe dërrmuese për të gjitha partitë tjera e kishim edhe më 14 shkurt 2021. Prandaj them që tendencat irracionale dhe antisociale të disa partive të vjetra dhe që i'a kanë imponuar popullit disa procese, janë ndëshkuar masivisht, dhe ky është një fakt dhe gjithë ato duhet t'iu shërbejnë si arsye pse s'duhet provokuar me ndjenjat e popullit.

Aktualisht kërkesat e qytetarëve për shtet më ligjor dhe mirëqenie dinjitoze janë më potenciale për t'u implementuar, mbase logjika e cila mbante vulën e keqqeverisjeve ishte ndëshkuar duke i'a dhënë mundësinë asaj që ishte më progresive. Dhe këto pritje nëse arrihen të pengohet nga forcat tjera politike, konkretisht të pengojnë zgjedhjen e presidentit, në zgjedhjet e radhës kanë për të përfunduar edhe më keq. Vendi ka nevojë për arsim, ekonomi, bujqësi etj., në mënyrë që të mos bëhet subjekt i vlerësimeve negative prej organizatave ndërkombëtare, për një logjikë më racionale në kuptimin e qeverisjes së drejt dhe mirëfilltë po bëjnë thirrje edhe shtete e huaja, të cilat kanë minimizuar investimet si rezultat i një stabiliteti të brishtë ligjor. Qeveria e tanishme, tërë energjinë e saj duhet ta përqendroi në kthimin e perspektivës, në kuptimin e një qeverisje qytetare, ku nevojat e qytetarëve të jenë objekt bazik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".