Presioni ndërkombëtar për zgjedhjen e Presidentit, po jep rezultatet

Presioni ndërkombëtar për zgjedhjen e Presidentit, po jep rezultatet

Gani Qarri

  • 31 March 2021 - 07:43

Shkruan: Analist - Gani Qarri

Rezultati i qartë i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku qytetarët e Kosovës votuan me shumicën absolute për ndryshime, ka nxitur edhe ambasadorin e SHBA-ve , z.Philip Kosnett që të mbaj shumë takime me lidershipin e partive kryesore në pozitë dhe opozitë, duke u bërë thirrje që të jenë konstruktiv dhe pas formimit të qeverisë, të përkushtohen seriozisht edhe për zgjidhjen e presidentes së vendit, e cila, nisur nga numri i madh i votave të marra nga qytetarët e gjithë vendit, përfaqëson më së miri, interesat e mbarë popullit të Kosovës.

Sipas deklaratave të fundit nga LDK, duket se tentativa për kuorum dhe grumbullimin e votave të nevojshme për presidenten e vendit, përfundimisht po japin rezultatet e para pozitive dhe pas takimeve të shpeshtuara të ambasadorit Kosnett me krerët e partive politike, po merr rrugën e zgjidhjes edhe çështja e të parit të shtetit.

Ndaj kjo dhe do të jetë java vendimtare e vendosjes së shumicës së nevojshme për zgjidhjen e nyjës së sigurimit të votave të mjaftueshme të deputetëve, për zgjedhjen e presidentit të vendit, si dhe stabilizimin përfundimtar të funksionimit të institucioneve të shtetit, pasi që përderisa të mos zgjidhet edhe Presidenti, de fakto funksionimi efikas i Qeverisë mbetet i pa stabilizuar dhe në gjendje pezull.

Madje insistimi i z. Kosnett dhe përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, kanë bërë që procesi i cili dukej se ka ngelur, të dalë nga kriza dhe të rritet shpresa për tejkalimin e kësaj situatë të pa sigurt, siç u sinjalizua së fundi edhe nga hapja e debatit brenda LDK-së, si dhe nga vet deklarimi i disa figurave autoritative të këtij subjekti politik për votim dhe sigurimin e kuorumit të nevojshëm në procedurën e zgjedhjes së presidentit, për të mos e quar vendin serish drejtë krizave të reja.

Për aq më tepër, përkundër deklaratave të nihilistit Enver Hoxhaj, tanimë kanë filluar të dalin në mënyrë individuale edhe figura autoritative nga vet PDK, që janë pro zgjidhjes së Vjosa Osmanit presidente, ndaj ky është edhe një sinjal serioz që flet publikisht, se mentorimi dhe këshillimi ndërkombëtar po jep efektin e vetë të duhur dhe së paku vet deputetët në mënyrë individuale edhe nga subjektet tjera politike do të mundësojnë kuorumin, pavarësisht votës pro apo kundër, për ti dhënë zgjidhje procesit, shmangur rënien e qeverisë së sapo formuar dhe përsëritjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme që përsëri do të krijonin kokëçarje të reja dhe nuk do të sillnin zgjidhje "blanko" për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".