Nuk po ju shiten rrenat, të korruptuarit e kanë sulmin si mjet dhe metodë për ti mbuluar të palarat e veta

Nuk po ju shiten rrenat, të korruptuarit e kanë sulmin si mjet dhe metodë për ti mbuluar të palarat e veta
Nuk po ju shiten rrenat, të korruptuarit e kanë sulmin si mjet dhe metodë për ti mbuluar të palarat e veta

Skender Mulliqi

  • 02 April 2021 - 07:42

Shkruan: ANALIST - Skënder Mulliqi

Dihet fare mirë që sulmi është gjithmonë më e mira mbrojtje. Klasa retrograde politike për të mbetur sa më gjatë në pushtet, e futën në funksion politik propagandën e tipit gebelsian karshi Albin Kurtit dhe LVV. Ata qe e humben pushtetin ,si në kor , adresuan akuza të lloj llojshme e denigruese, për ta linçuar Kurtin politikisht. E akuzuan si antiamerikan , anti perëndimor dhe akuza të tjera të formës shumë të ulët. Më këto akuza gjoja për aniti amerikanizëm e rrëzuan Qeverinë e mirë Kurti vetëm për 50 ditë pushtet. E rrëzuan edhe atë midis korone globale , që ishte turpi i Zotit dhe turpi që nuk ju falë as nga qytetarët e lodhur më lojëra të mbrapshta politike .Nuk i falen me zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata e panë Kurtin si rival që mund tua prishë hesapet në marshimin e tyre të pandalshëm për tu pasuruar .

-Gjatë 50 ditëve garda e vjetër politike , po thuaj çdo ditë kanë mbajtur konferenca linquese karshi Kurtit para mediave. Kjo ishte pamja më e zymtë që I dhanë Kosovës .Dhe , pa u skuqur dhe marruar e rrëzuan duke ngritur akuza false, që mos tu dalin të palarat gjatë qeverisjes të gjatë dhe të keqe më Kosovën. E lanë vendin të izoluar , të mbytur në korrupsion dhe krim të organizuar .E lanë vendin pa njohje të reja. Patëm 17 çnjohje dhe këta as që mërziteshin së Serbia po na gjunjëzon përditë më politikat e saja ekspansioniste .E lan vendin pa liberalizim te vizave dhe pa investime te jashtme.

E sulmuan dhe po e sulmojnë LVV dhe kryeministrin , Albin Kurtin, pa asnjë argument. Palmer ishte ai që I demantoj garniturën e vjetër pushtetare , së Albini nuk ka qenë dhe nuk është antiamerikan. Gadi kështu e tha edhe zoti Palmer, duke e mbështetur fuqishëm Qeverinë Kurti 2. Nuk vonoj shumë dhe kryeministrit Kurtit I erdhi përkrahja e fuqishme edhe nga shtetet e BE-së, nga Gjermania e Angela Merkelit deri dje në pushtet. I demantuan zërat të cilët edhe diheshin së nuk kishin asnjë agument . Reformat, e deshi këtë gjë dikush ose jo, duhet të ndodhin në këtë shtet, së gjendja është e keqe ekonomike dhe sociale , më pa punësim enorm dhe me largime masovike nga Kosova.

Kemi mbetur mbas në të gjitha proceset zhvillimore dhe demokratike. Këto reforma duhet të bëhen në të gjitha hallkat e pushtetit , së është koha e funksionimit shume me të mirë të shtetit ligjor. Pavarësia e Kosovës është projekt edhe ndërkombëtar, dhe nuk duhet harruar së nuk do të lejohen lojërat politike në pafundësi. Kostoja e zgjedhjeve është shumë e lartë ,që të shkohet sërish siç po kërkojnë opozita pa filluar mirë punën Qeveria e Kurtit, duke kërkuar qe mos të ja bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit, e cila e ka fituar të drejtën më plebishit që të marr mandatin e presidencës për pesë vitet e ardhshme . Kuvendarët janë aty për të qëndruar në sallë sipas Kushtetutës ,e jo për cirkuse politike siç jemi mësuar të shohim shpesh deri më tash. Është koha e marrjes së përgjegjësive për secilin, së vetëm kështu ndërtohet shteti dhe mirëqenia për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".