Vaksinat janë urgjente për Kosovën !

Vaksinat janë urgjente për Kosovën !
Vaksinat janë urgjente për Kosovën !

Faik Krasniqi

  • 03 April 2021 - 08:55

Shkruan: ANALIST-Faik Krasniqi

Partia fituese t‘i mbaj premtimet e dhëna, duke filluar me radhë. Kjo ka rëndësi për qytetarin e Kosovës, dhe jo teket dhe ambiciet e partive politike apo politikanëve të caktuar. Vaksinat dhe Banka Zhvillimore janë urgjente për Kosovën dhe qytetarët e saj. Këto duhet të ndodhin sa më shpejt. Kurse partitë le të vazhdojnë me kalkulimet dhe orekset e tyre, gjëra që nuk i interesojnë aspak qytetarit të Kosovës!

-Nuk ka rëndësi për PDK-në dhe AAK-në a u përcaktuan të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti apo nuk do të Qëndrojnë. Edhe sikur LDK nuk do të qëndronte për mua nuk do të ishte befasi. Partitë që na kanë sunduar në këto dy dekada nuk pres asgjë. Ato s‘mund t‘i ndaj asnjërën sa i përket shkatërrimit të shtetit. Për të shkuar në zgjedhje në rast se dështon zgjedhja e presidentit, nuk e ka këtë luks as Kosova por as partitë opozitare. Presidenti të zgjidhet dhe vendi të shkoj përpara!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".