Kuvendi është vendi për t`a arsyetuar votën qytetare, jo bojkoti

Kuvendi është vendi për t`a arsyetuar votën qytetare, jo bojkoti
Kuvendi është vendi për t`a arsyetuar votën qytetare, jo bojkoti

Dardan Grapci

  • 03 April 2021 - 08:40

Shkruan: ANALIST-Dardan Grapci

PDK dhe AAK edhe gjatë kohës kur kanë qenë në pozitë, gjithmonë bënin marrëveshje me opozitën, ku në fund aprovohej mendimi i pozitës. Prandaj subjektet politike që aktualisht janë në opozitë që nga 14 shkurti e deri më sot, e kanë treguar egon e tyre dhe karakterin e tyre të vërtetë e cila është lakmia për pushtet dhe ndikimi tek deputetët e tjerë për të mos e votuar Presidentin. Kjo ka pak rendësi, por deputetët janë zgjedhur për të bërë politikë në interes të shtetit dhe të qytetarit brenda Kuvendit dhe jo jashtë tij duke e bojkotuar atë.

Vendi për ta arsyetuar besimin e dhënë dhe angazhimin e secilit për qeverisje të mirë, qoftë nga pozita apo opozita, është Kuvendi. Unë po them që të gjitha partitë politike do të duhej të ishin të pranishme në seancë, edhe PDK dhe AAK, që Vjosa Osmani ti ketë votat e mjaftueshme, pa u rrezikuar numrat e korumit.

Pse është dashur të lobohet edhe te lista serbe nga ndërkombëtarët? Nuk e di pse po bëhet i tërë ky pluhur edhe nga ndërkombëtarët, ëse Lista Serbe nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë arsye që të insistohet përfshirja me çdo kusht e këtij subjekti politik në Qeveri apo kudo tjetër, por duhet të gjendet zgjidhja që të formohen institucionet, qoftë edhe Qeveria, edhe pa Listën Serbe, nëse ky subjekt politik nuk ka interes për tu sjell konform ligjeve dhe kushtetutës së shtetit tonë. LVV dhe Vjosa Osmani me 14 shkurt i kanë fituar mbi 50% të votave, kështu që Kryeministri është dashur dhe ka mundur të shpallet formalisht të nesërmen me 15 shkurt, pra Albin Kurti, dhe po ashtu pas kohës së arsyeshme edhe të shpallet Presidente edhe Vjosa Osmani sepse e ka votuar populli.

Takimi mes ambasadorit Italian dhe Goran Rakiqi nuk duhet të na shqetësoj, sepse në fund të fundit, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, është Republike, dhe rezoluta 1244 më nuk është në fuqi sikurse në kohën e UNMIK-ut, ka mbetur vetëm hija e saj, sepse që nga viti 2008 kur Kosova është shpallur shtet i pavarur, dhe Kosova më nuk është pjesë e Serbisë. Lista Serbe mundë të jetë por edhe të mos jetë në seancë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por jam i sigurt që me apo pa - opozitën dhe Listën Serbe, Vjosa Osmani i ka numrat dhe ajo do të bëhet Presidentja e dytë femër e Republikës së Kosovës, kurse të gjitha të tjera janë lojëra të natyrës politike për konsum.

Tash në këtë situatë, krejt kjo zhagitje apo bllokadë nga ana e subjekteve politike vendore dhe nga ndërkombëtarët është e tepruar. Ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë që tani ka ardhur koha që gradualisht Kosova ta fillon ta menaxhoj vetë situatën kurse ata duhet të shërbejnë si këshilltar të mirë dhe serioz. Është pozitive këshilla e tyre e vazhdueshme për respektimin e demokracisë dhe krijimit pa vonesë të institucioneve të shtetit, por duhet ta kuptojnë që me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi janë humbur shumë vite kotë dhe nuk mundë të kemi tani interes që të jetë edhe një vazhdimësi plus prej 5 vitesh humbje kohe për Kosovën edhe për Serbinë. Mendoj qe ky dialog duhet urgjentisht ta merr epilogun duke e njohur Serbia shtetin e Kosovës ose ti thuhet stop dhe të ndërpritet, fare mos ta vazhdohet me të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".