Kosova, një vend i zhytur në krim të organizuar!

Kosova, një vend i zhytur në krim të organizuar!
Kosova, një vend i zhytur në krim të organizuar!

Skender Mulliqi

  • 03 April 2021 - 11:07

Shkruan: ANALIST- Skënder Mulliqi

Mbajtja e anës dhe vendimi që Vjosa të zgjidhet presidente është reflektim ndaj proceseve demokratike dhe proceseve zhvillimore në Kosovë. Është paralajmërim i mirë pas shumë të zezave që e gjetën Kosovën për shumë vite nga garda e vjetër dhe reaksionare në pushtet. Kosova ka nevojë për një gjak të ri politike, për vullnet të përgjithshme në shtet ndërtim dhe mirëqenie shume të munguar. Kosova ka nevojë të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar, aty ku edhe e ka vendin, e jo të mbetet në margjina dhe e izoluar. Kosovës duhet t`i kthehet perspektiva e venitur , të një vendi të zhytur në krim të organizuar , korrupsion, e deformitete të tjera shoqërore dhe politike

Vendimi I LDK-së për pjesëmarrje në seancën e zgjedhjes së presidentit , ishte hapi I parë drejtë shkëputjes nga politika e vjetër e Isa Mustafës dhe disave tjerëve aty, e cila politikë i shkaktojë dëme të mëdha këtij subjekti politik edhe Kosovës. Shumë gjatë më paramendim LDK-ja e Isa Mustafës u vu në shërbim të PDK-së. Nga subjekti numër një , LDK ra turpshëm në vendin e tretë më 12 përqind të votave .Kështu rrjedhin punët kur bëhesh argat I tjetrit dhe kështu vijnë punët pisk kur në krye të partisë vjen një parashutist si Mustafa. Erdhi në pozitën e të parit rrufeshëm .Gjithmonë më dinakëri deklaronte para fushatave elektorale së kurrë nuk do të bën koalicion më PDK-, e gjithmonë futej në gjirin e saj. Mustafa si mision e kishte shkatërrimin e LDK-së , duke zgjedhur planin strategjik I tij dhe Thaçit rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.Vetëm për 50 ditë pushtet Mustafa dhe Thaçi e rrezuan këtë qeveri krejt për hesapet e tyre personale e materiale dhe grupucione të caktuar politike, për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Kjo rënie e qeverisë dhe largimi i Vjosa Osmanit nga të gjitha funksionet partiake ishte loja e radhës e Mustafës më kompani, e cila gjë e rrëzojë përtokë LDK-në, më zgjedhjet e 14 shkurtit .

E elektorati rugovian më në fund e dënojë më votë LDK, shumë rëndë këto koalicione të vazhdueshme më PDK-në, rrëzimin e qeverisë Kurti dhe largimin e Osmanit. Kjo rënie e LDK ishte befasuese deri diku për opinionin e gjerë publikë , e nuk ishte befasuese për ata që e hartuan planin shumë preciz për kapitullimin e LDK-së. Ndryshimet që u bën në krye të LDK-së, e që në fakt është dashur të largohet komplet kryesia e moçme për shkak të përgjegjësisë politike .Ky ndryshim në krye nuk ndodhi në plotni, por që kryetari I ri më gjestin e fundit politike, jep sado kudo shpresa së reformat në LDK do të vazhdojnë, për të larguar të gjitha strukturat e Isa Mustafës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".