Prokuroria Speciale menjëherë të veproj kundër Shpend Ahmetit!

Prokuroria Speciale menjëherë të veproj kundër Shpend Ahmetit!
Prokuroria Speciale menjëherë të veproj kundër Shpend Ahmetit!

Dardan Grapci

  • 04 April 2021 - 09:19

Shkruan: ANALIST-Dardan Grapci

Sa i përket rastit në lagjen Dardania në Prishtine, duhet të hetohet Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe punë kryesi i atij projekti. Prokuroria Speciale e Kosovës duhet menjëherë të fillon hetimet për ta shikuar si ka ardhur deri tek ky skandal.

Në fakt dhe për fat të keq këto skandale të ndërtimeve pa mbikëqyrje të inspektoratit nuk po ndodhin vetëm në Prishtine, por kudo në Kosovë. Prandaj ajo se çka duhet të bëhet është se Prokuroria e Kosovës duhet ti mbyllë të gjitha ato kompani ndërtimore të cilat i bëjnë punët e tyre të ndërtimit shkel e shko. Duhet të hetohen deri në çdo imtësi edhe kryetarët e komunave, inspektorati duhet të jep përgjegjësi pse s’po del në teren për të shikuar se cila kompani nuk po i kryen punët sipas marrëveshjes dhe rregullores komunale etj.
Gjithashtu qoftë edhe një gabim i vetëm, apo devijim në ndërtim i qëllimshëm, qoftë edhe për 1mm në shtim të saj apo heqje, banorët në të ardhmen mund ta pësojnë. Unë ndonjëherë e pyes veten si qytetare , këto kompani të ndërtimit ku po e marrin aq lehtë lejen e ndërtimit dhe si po e bëjnë me aq lehtësi edhe licencimin e firmës së tyre? Me të drejtë këtu shtrohet pyetja se a po merren ndonjëherë në pyetje pronarët e këtyre firmave se a kanë përvojë në ndërtime apo kush ka qejf me hap kompani ndërtimi mund ta merr licencën për ndërtim?
Me këto lloje lëshimesh, dhe njerëz që nuk kanë kurrfarë dijenie për ndërtim duhet urgjentisht të ju merren licenca dhe të hetohen nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".