Opozita u ndëshkua rëndë nga qytetarët me votë, për kapjen kriminale 22 vjeçare të shtetit!

Opozita u ndëshkua rëndë nga qytetarët me votë, për kapjen kriminale 22 vjeçare të shtetit!
Opozita u ndëshkua rëndë nga qytetarët me votë, për kapjen kriminale 22 vjeçare të shtetit!

Faik Krasniqi

  • 06 April 2021 - 07:33

Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi

 

 Sikur partitë opozitare do të kishin shumë votues në diasporë, pa asnjë dyshim që do ta votonin ligjin për zgjedhjet. Sa për burrëri e fjalë të tjera nuk e kanë. Prandaj ishin kundër këtij projektligji të detyrueshem per Diasporen, dhe jo vetëm, sepse dihet që shumica janë për LVV- në diasporë. Për 22 vite ish-pushtetaret na kanë treguar e dëshmuar se çfarë  dhe kush janë.

 

 Nëse ish-pushtetaret dhe partite ne pushtet do të kishin qeverisur mirë, LVV nuk do të t’i fitonte mbi 50 përqind të votave. Ish-pushtetaret edhe talleshin me qytetarët. Nejse, besojme se iku ajo kohë e keqe e kriminale 22 vjeqare. Nuk është fundi i botës që nuk u votua ky projektligj. Votohet në ndonje prej seancave të tjera ne vijim .Për Kosovën dhe qytetarët e saj me rëndësi është të mos shkohet edhe njëherë në zgjedhje. Jo të paktën deri sa të kalojmë Pandeminë. Pastaj le të bëjnë çfarë të duan pozitë dhe opozitë. Dy gjëra janë jetike për qytetarët e Kosovës: Vaksinat sa me pare dhe Banka Zhvillimore.

Pa vaksina jemi në rrezik të gjithë. Kurse konfiskimi i pasurisë është punë që do të behët çdo ditë e pandalshen , sepse janë me qindra e mijëra që kanë fituar pasuri deri edhe qindramilionshe në mënyrë të paligjshme. Këto janë prioritetet e qytetarëve në këtë gjendje në të cilën jemi! Besoj që opozita do të jetë pro themelimit të kësaj Banke, sepse është për qytetarët! Të gjitha paratë e konfiskuara nga pasuria e paligjshme do duhej të shkonin në Bankën Zhvillimore per zhvullim e mireqenie te qytetareve. Në seancën tjetër dhe ne vijim duhet votuar këto ligje: Projektligji për Bankën Zhvillimore, ai për zgjedhjet dhe te tjeret per konfiskimin e pasurisë së paligjshme, Vettingun , dekriminalizimin etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"