Epoka KURTI-OSMANI, Serbia do të përulet para krimeve të luftës!

Epoka KURTI-OSMANI, Serbia do të përulet para krimeve të luftës!
Epoka KURTI-OSMANI, Serbia do të përulet para krimeve të luftës!

Skender Kapiti

  • 07 April 2021 - 07:41

Shkruan: ANALIST-Skënder Kapiti

Si kryeministri Kurti ashtu   edhe  Presidentja  Osmani, e cila në fjalimin e saj para deputetëve ka thënë se me Serbinë nuk mund të ketë  pajtim pa  u përballur ky shtet me  përgjegjësinë  për krimet e luftës.  Kjo deklaratë e Vjosa Osmanit  ka shpërthyer si bombë në mediat serbe! Tani  është dhe fillon ajo të cilën unë e kam quajtur me 12 Shkurt 2021, dy ditë para zgjedhjeve në Dardaninë shqiptare  si Epoka: KURTI-OSMANI. Dardania nga sot është e lirë dhe eshte shtet ,është Republikë, por nuk duhet harruar në asnjë mënyrë e shkuara që do të thotë se nuk ka pajtim me Serbinë pa e pranuar dhe pa u ndëshkuar ajo për krimet dhe genocidin e luftës ne Kosove!

Tashmë me Kurtin Kryeministër dhe me Osmanin Presidente nuk do ketë zhvillim bisedimesh Kosovë-Serbi përveçse mbi bazat e politikës së reciprocitetit dhe barazisë ndërmjet shteteve ku para së gjithash kësaj do t’i hapte rrugën kërkim falja dhe ndëshkimi  i shtetit serb për krimet dhe genocidin ushtruar  mbi shqiptarët. Me Kurtin Kryeministër dhe me Osmanin Presidente  do të bëhet edhe VETING-u në drejtësi, pra ndërtimi dhe vënia në funksionim të Ligjit dhe të shtetit ligjor për të mposhtur krimin, korrupsionin , hajninë dhe tradhtinë.

Nuk ka drejtësi pa ndëshkimin dhe dënimin e krimeve të luftës, pa ndëshkimin e genocidit dhe pa dëmshpërblimin  nga Serbia, si dhe nuk ka drejtësi pa ndëshkimin e krimit juridik, pa ndëshkimin e krimit dhe të korrupsionit dhe pa ndëshkimin e krimit të hajdutërisë politiko-institucionale, pra pa VETING në Drejtësi. Tani është  dhe po fillon epoka e re me Kurtin Kryeministër dhe Osmanin Presidente. Ata te tjeret para tyre frigohem se ishin te nenshtruarit ndaj Serbise !!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".