Kabineti i ri qeveritar “armatoset” ashpër për betejë ligjore me oligarkët Devolli në Arbitrazhin Ndërkombëtar

Kabineti i ri qeveritar “armatoset” ashpër për betejë ligjore me oligarkët Devolli në Arbitrazhin Ndërkombëtar

Hajrullah Tërnava

  • 08 April 2021 - 07:43

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Ternava

Nëse zbardhen ato veprime të këqija që iu sulën shtetit tone duke e zhvat këtë vende nga ma te mëdhenjtë që e udhëhoqën ketë shtet që nga paslufta e deri me tani, dhe zbardhjet do të jenë të njohura opinionit me emra dhe mbiemra, tani opinioni do ta ketë të qartë se paska ky vend edhe burra të ligjshëm dhe të tillë që po ia duakan të mirën këtij vendi, dhe po ketë burrështetas po i luftuakan të gjitha të këqijat e këtij vendi, dhe me këto veprime po ia kthyekan shpresën e qytetarit për të jetuar në këtë shtet, dhe me një punë të pastër për shtetin, ky shtete se shpejti do të përmendet vetëm për të mirë dhe do ti hapen rrugët si për Liberalizim të vizave njashtu edhe për anëtarësim ne BE.

-Edhe pse është veç fillimi i të qeverisurit me këtë Qeveri Kurti 2, e që problemet e kamotshme që e kanë kaplua këtë vende deri me tani janë të mëdha , megjithatë kjo Qeveri për problemet dhe detyrat e përditshme që do ti imponohen është duke vepruar për përgatitje serioze, sepse premtimin e ka dhënë para se ta fiton besimin e qytetarëve. Pati premtua se do ti luftojnë të gjitha të këqijat në këtë vend, tani ato premtime që i ka dhënë elektoratit edhe duhet ti jetësoj në jetën e përditshme, dhe me këto veprime ligjore të sjell në këtë vend ligjshmëri dhe një kulture institucionale shtetërore, e që qytetarët të mësohen me atë kulturë institucionale që edhe në të ardhmen të dinë se kujt po u dashka me ia dhënë votën, prandaj tani Qeveria Kurti 2, duhet të përgatitet që në këtë fillim mandati të “armatoset” për t’i shpallë luftë piramidës kriminale 20 vjeçare të mafio oligarkëve Devolli dhe jo vetëm, të cilët për më shumë se 13 vite ishin nën mbrojtjen dhe nën ombrellën kriminale të klanit PRONTO te instaluar brenda shtetit (pushtetit).

Mbrojtja nga 'Devolli', ky është vendimi i fundit nga Qeveria Kurti që është aprovuar në mbledhjen e parë të punës, më 2 Prill. Me shumicë votash në mbledhjen e qeverisë të datës 2 prill, dhe me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë është marr vendimi për inicimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e ekspertit financiar që do të përpilojë ekspertizën financiare për rastin ICC HBH Devolli, të kërkuar nga Tribunal i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Sipas ministrisë së Drejtësisë afati i fundit për dorëzimin e ekspertizës ndaj padisë që i është bërë Kosovës nga Devollët në Tribunalin e Arbitrazhit është data 30 prill e këtij viti. Kosova është paditur, e vjedhur dhe e përdhosur si shtet nga mafio-oligarkët Devolli dhe për shkak të neglizhencës në të kaluarën shteti do të ballafaqohet me shumë situata emergjente ndaj të cilave duhen veprime të mëtejme për të mbrojtur Kosovën pranë Arbitrazhit ndërkombëtar.

Ekspertizën financiare për rastin ICC HBH Devolli të kërkuar nga Tribunali i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Afati për dorëzimin e ekspertizës është data 30 prill 2021 dhe mos respektimi i afateve do të ketë pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës”, ka thënë ministrja Haxhiu. Kjo përballje do të jete e vështirë, por detyrimisht fituese për Qeverinë Kurti në raport me Oligarkët Devolli pasi që edhe ligjërisht është konstatuar se ata ishin zhvatësit më të mëdhenj të shtetit, të lidhur me krimo-politikën ne qeveri, ne komuna, ne parlament, ne presidence, ne prokurori, ne gjykata, ne AKI, ne polici sikur që u dëshmua me Telekomin dhe aferën 12 vjeçare te dekadës Z-Mobile, për çka edhe është adresuar padia në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Nëse fillohet luftimi i të gjitha të këqijave me atë entuziazëm, vlerësimet janë se do të zbulohen shpejt, drejt, e krejt të gjitha kokat e krimit te instaluara në të gjitha pushtetet e vendit, me emër e mbiemër te kryeministrave, ministrave, te Krye kuvendarëve, te Kryeprokuroreve e prokuroreve të shtetit, të Kryegjyqtarëve, të ish-presidentëve të Presidencës, të ish-kryetarëve, dhe të kryetarëve aktual të partive më të mëdha dhe për shume vite në pushte në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".