Të paditet Serbia për dëmet dhe krimet e luftës!

Të paditet Serbia për dëmet dhe krimet e luftës!
Të paditet Serbia për dëmet dhe krimet e luftës!

Faik Krasniqi

  • 09 April 2021 - 19:00

Shkruan: ANALIST- Faik Krasniqi

Eshte e pritshme nga Qeveria Kurti që të mos  e harron premtimin dhe zotimin e  bërë si gjatë fushatës elektorale, edhe në fillim të marrjes së mandatit, për ta paditur Serbinë për të gjitha  dëmet dhe krimet e luftës. Qytetarët i kanë besuar në të gjitha premtimet e dhëna dhe  e kanë votuar masivisht.

Çdo premtim që e ka bërë Qeveria e tanishme duhet ta realizoj, sepse përveç që është votuar nga qytetarët për t‘i larguar Kastën e vjetër kriminale, është votuar edhe për premtimet e saj. Të gjitha me rend një nga një, sipas kohës në të cilën jemi dhe janë më urgjente. Tek e fundit janë ministritë për çdo sektor dhe s‘do të duhej të ishte pengesë për t‘u arsyetuar për asgjë. Është premtuar që do të paditet Serbia për dëmet dhe krimet ndaj nesh, duhet ta bëjnë pa asnjë arsyetim. Edhe për këto 250 biznese. Politikanët për atë punë janë dhe kërkojnë votën e qytetarit. Qytetari i voton në bazë të premtimit të tyre. Nëse partia/politikani nuk i mban premtimet dhe fillon me justifikime, atëherë premtimet e tyre paskan qenë të gënjeshtra. Uroj që kjo qeveri të mos jetë si qeveritë e mëhershme, sepse do të ishte një zhgënjim tepër i madh për rreth gjysme milioni njerëz që i kane votuar. Nuk duam që të kthehet kasta e vjetër kriminale për shkak të mos mbajtës së premtimeve dhe gabimeve të pushtetarëve të rijnë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".