Kjo strukturë e korruptuar e Prokurorisë dhe Gjykatave, nuk ka guxim të përballjes me krimin e organizuar!

Kjo strukturë e korruptuar e Prokurorisë dhe Gjykatave, nuk ka guxim të përballjes me krimin e organizuar!
Kjo strukturë e korruptuar e Prokurorisë dhe Gjykatave, nuk ka guxim të përballjes me krimin e organizuar!

Blerim Burjani

  • 10 April 2021 - 17:00

Shkruan: Blerim Burjani 

Deri me tash nuk kishte ndonjë vullnet e as gatishmëri të madhe për të luftuar krimin , por duhet të pritet gatishmëria e vullneti i kësaj Qeverie, sesi do të pozicionohet përball kësaj situate, që do të dëshmon vullnet politik dhe guxim që ta mbështet ashpërsimin e luftës se Prokurorise speciale kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Për të arritur rezultate pozitive në këtë fushë mjafton  fillimisht gatishmëria apo vullneti politik, mjafton nje sinjal i vullnetit e mbeshtetjes politike për t’i dhënë shtytje, pastaj  punën tjetër detyrimisht e  kryejnë vet organet e rendit dhe ligjit. Pra tutje , ka kush merret me këtë çështje, jo vetëm të heshtet  përballë gjërave të këqija, ka edhe shumë çështje tjera që pritet të tregohen nëse shteti e ka fuqinë e duhur për ta sjellë në vendin e duhur rendin dhe ligjin, për ta luftuar kriminalitetin e jakës së bardhë, krimin e organizuar dhe gjëra tjera negative.

Ka shumë çështje te inkriminuara që dihen fort mire, por gjermetani ka munguar vullneti përfundimtar i ligjzbatuesve me i zgjidh këto çështje. Pra është pikërisht mungesa e vullnetit  ajo që e ka sjellë gjendjen këtu ku tani është eskaluar ne nje  gjendje te pashpresë deri më tash. E tash  duhet të pritet dhe të shihet se si tash e tutje do të sillet shteti me fuqine e tij ligjore përballë krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".