Ish-Krerëve mafioz që e plaçkiten shtetin me miliarda euro, po u vjen fundi nga ligji!

Ish-Krerëve mafioz që e plaçkiten shtetin me miliarda euro, po u vjen fundi nga ligji!
Ish-Krerëve mafioz që e plaçkiten shtetin me miliarda euro, po u vjen fundi nga ligji!

Naim Miftari

  • 12 prill 2021 - 13:38

Shkruan: ANALIST- Naim Miftari

Duhet vetëm guxim dhe vullnet për ta implementuar ligjin ku edhe pasuria e atyre që e kanë vjedh mbi dy dekada, pasurine e shtetit dhe të popullit, të ju konfiskohet menjëherë dhe t’i kthehet shtetit. Asnjë nga politikanët tanë dhe nga disa “ ish komandantë” tanë të luftës nuk janë bërë multi- milionerë se kanë trashëguar pasuri nga prindit as Lloto nuk kanë fituar, nuk janë pasuruar as me BITCOIN para virtuale por janë pasuruar nga vjedhjet e parasë nga shteti dhe pasurite e shtetit e të popullit.

Së shpejti pritet miratimi dhe zbatimi i Ligjit ku do të lejohet konfiskimi i pasurisë e cila vërtetohet se është bërë nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar, por për t’u bërë ky ligj realitet Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë urgjentisht edhe pastrimin e prokurorisë se shtetit , policisë, gjyqësisë dhe AKI-së nga sekserët e instaluat te politikanëve të korruptuar të cilët në ato vende me rëndësi të veçantë shtetërore, sidomos në prokurori, polici, gjykata dhe AKI, kanë instaluar njerëzit që jua mbulojnë shpinën ose ua bejne avokatine nga zyrat e shtetit, i ruajnë nga ndëshkimi i ligjit që edhe kur të akuzohen rastësisht, të ndikojnë të shkatërrohen provat qëllimisht dhe të dështon procesi.

Pra duhet një VETING i përgjithshëm i përkrahur nga shteti Amerikan, Gjerman, Britanez qe perbejne boshtin e vertete te mbeshtetjes se Kosoves.

Në thumb të hetuesisë duhet me qenë tri fondamentet kryesore të mafies, fillimisht lidhja e parë: Fondi 3% që duhet hetuar me gjithë Dardania Bankën ku përfunduan qindra miliona marka që ishin mbledh nga LDK-ja, e dyta është lidhja e Fondit Vendlindja Thërret ku po ashtu ishte fondi i luftës i LPK-së ku qindra milion marka përfunduan në xhepat e bandës së Hashim Thaçit që luftën e përdori për t’u pasuruar vetë dhe familjet tyre.

Shtylla e tretë e krimit të organizuar është AKM e cila duhet hetuar nga shitjet- faljet e pronave shtetërore ndaj bosëve politik dhe komandantëve të luftës, deri te loja me parate që i ka pasur AKM dhe edhe sot dikush nga hija e terri përvetëson pandalshem nga qindra milona të mbledhur ndër vite. E njëjta linjë bëhet edhe me parat e Trustit Pensional. Shitja e plaçkitja e dy dekadave deri edhe te shtimi i veteranëve të rrejshëm. Të gjitha këto duhet të jenë pista për hetim. Ka shumë vetëm duhet vendos ne vendet kyçe njerëz të guximshëm e jo partiak por të drejtë, neutral që e shikojnë vetëm ligjin çka thotë e jo çka thonë liderët politik e bosët e nëntokës.

Duhet vetëm guxim dhe vullnet për ta implementuar ligjin ku edhe pasuria e atyre që e kanë vjedh mbi dy dekada, pasurine e shtetit dhe të popullit, të ju konfiskohet menjëherë dhe ti kthehet shtetit. Asnjë nga politikanët tanë dhe nga disa ish komandantë tanë të luftës nuk janë bërë multi milionerë se kanë trashëguar pasuri nga prindet as Lloto nuk kanë fituar, nuk janë pasuruar as me BITCOIN para virtuale , por janë sterpasuruar nga vjedhjet e parasë dhe pasurite e shtetit e të popullit kosovar me disa dhjetra miliarda euro.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".