Skandaloze: Gjykatat e Kosovës refuzuan gjykimin e krimeve serbe të luftës!

Skandaloze: Gjykatat e Kosovës refuzuan gjykimin e krimeve serbe të luftës!

Gani Qarri

  • 12 April 2021 - 07:22

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Ky akt i padëgjuar në historinë e vendeve të lira e të pavarura, dëshmon se përveç vënies së fusnotës dhe paraqitjes së Kosovës, jo më si shtet i pa varur, por sikur nje “krahinë” e Serbisë, nga kuislingu Thaçi, ky renegat ka fut edhe gjykatat dhe tere sistemin juridik e prokurorial të Kosovës, nën juridiksionin e plotë te Serbisë se Vuqiqit.

Akti i paprecedent i detyrimit të familjarëve që paditë kundër krimit dhe gjenocidit të organizuar ushtarak e policor të Serbisë, kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, t’u drejtohen direkt gjykatave të Serbisë, sikur Kosova edhe sot, mbi 21 vite pas çlirimit, të ndodhej ende nën okupimin e serb, nuk është as nuk mund të jetë, kurrë më pak se sa tradhti e qellimshme e nenshtrim i pashembullt ndaj Serbise se Vuqiqit , i formës më të lartë nacionale dhe shtetërore.

Madje një akt i tillë, i gjykatësve, prokurorëve dhe gjykatave si institucione te shtetit të kapura të Kosovës, urgjentisht dhe pa asnjë vonesë e mënjanim të mëtejmë, të çfarëdo qofshin, menjëherë duhet të dënohen, që nga urdhërdhënësi- kryekuislingu langaraq  Hashim Thaçi, e deri te Kryegjykatesit dhe gjykatësit dhe udhëheqësit e gjykatave, nga ato themeloret te Gjykata e Apelit dhe të Supremes ne Republikën e Kosovës, që kanë guxuar edhe 21 vite pas çlirimit të vendit, të japin  urdhra  të tilla, dhe aktgjykime te kunderligjshme lidhur me paraqitjen e padive të qytetarëve dhe te Shoqerive private të Kosovës per t’i derguar e ankuar në gjykatat e shtetit ish-okupator si Serbia.

 Në anën tjetër, përveç tij, edhe partitë e kriminalizuara të cilat sunduan këtë vend për mbi dy dekada, në mënyrën e tyre arbitrare dhe kriminalo-mafioze, shihet se ishin të lidhura këmbë e kokë me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë okupatore, e këtë e dëshmon më së miri fakti se gjykatat e kapura ,të gjitha pa asnjë dallim, nga ato themelore ,deri te Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme e Republikës së Kosovës, tash e mbi 21 vite, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, përkundër të gjitha ankesave dhe kërkesave të ripërsëritura për drejtësi,  në kundërshtim me të gjitha rregullat juridike të vendit dhe ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për drejtësi e gjykim të pavarur, për turpin e tyre të papërshkrueshëm me fjalë, vazhdojnë ti mbajnë të bllokuara kërkesat e familjeve të djegura e të pjekura nga lufta, të cilat mbetën, jo vetëm pa një, por edhe pa disa nga familjarët dhe më të dashurit e tyre, të vrarë apo edhe të kidnapuar nga okupatorët kriminel serb, trupat e të cilëve vazhdon ti mbajë peng, sot e atëherë krimineli Vuçiq në Serbi.

Për aq më keq, përveç bllokimit nga vet gjykatat e kapura të Kosovës, të akteve të krimit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptareve të pafajshëm në vatrat e tyre, edhe mbi 250 lëndë të padive individuale nga qytetarët dhe bizneset për kompensimin e dëmeve materiale të luftës,  vet Gjykata e Apelit, si njëra nga entet më të rëndësishme juridike në vend, jo vetëm që vazhdon ti mbaj peng pa asnjë të drejtë ligjore dhe shpjegim juridik,  por në vend se tu japin zgjidhje të drejtë, nga nënshtrimi që duket se ende kanë ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiqit dhe vet Serbisë okupatore, as që guxojnë ti trajtojnë ato, ndaj pa fije turpi, profesional dhe pa përgjegjësi morale e njerëzore, udhëzojnë palët e dëmtuara, ndjekjen e procedurave gjyqësore në gjykatat serbe në Serbi, sikur Kosova të ishte edhe sot, “krahinë” nën juridiksionin e Serbisë?!

Kështu që Qeveria e re, përveç zhbllokimit urgjent të këtyre dosjeve, dhe shqyrtimit ligjor të një turpi të tillë, të pa dëgjuar kund në botë, që mund tu ndodhë vetëm gjykatave të kapura e të kryesuara nga kriminelët dhe gjykatësit e nënshtruar e me detyrime të dyshimta, ndaj Serbisë okupatore, edhe 21 vite pas dëbimit të saj ,me luftë nga Kosova, të gjithë aktorët, urgjentisht duhet ti vendosë në bankën e të akuzuarve dhe te urdhërojë të dënohen me dënimet më të larta, që parasheh ligji, për shitjen e interesave të shtetit dhe tradhti të lartë shtetërorë e kombëtare.

 

Akti i paturp i detyrimit të familjarëve që paditë kundër krimit dhe gjenocidit të organizuar ushtarak e policor të Serbisë, kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, tu drejtohen direkt gjykatave të Serbisë, sikur Kosova ende të ndodhej nën okupimin e juridiksionin serb, nuk eshte as nuk mund të jetë, kurrë më pak se sa tradhti e formës më të lartë nacionale dhe shtetërore, akt për të cilin,  pa vonuar asnjë ditë më tepër, duhet të marrin dënimet më të rënda te merituara, urdhërdhënësit që nga kryekuislingu Thaçi e deri te gjykatësit dhe kryesuesit e gjykatave, nga ato themeloret deri te Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme e Republikës së Kosovës.

Kurse dënimet e shkallës më të rëndë duhet ti shqiptohen pikësëpari urdhërdhënësit ndaj gjykatës nga zyrat e ish-kryeministrit Thaçi, urdhër i përsëritur serish edhe nga zyra e Presidencës prej kuislingut Thaçi, i cili thuhet se personalisht, u dha urdhër verbal dhe drejtpërsëdrejti me gojë- KGJK-ës: që ti refuzojnë të gjitha Kërkesë-paditë e shqiptarëve kundër Serbisë, kundër gjenocidit ushtarak e policor të saj të ushtruar gjatë kohës së luftës në Kosovë, si kërkesa të “PALEJUARA”, duke urdhëruar familjarët që këto padi ti dërgojnë drejtpërsëdrejti ne gjykatat e Serbisë ne Beograd, sikur shqiptarët e Kosovës, të ishin shtetas të Serbisë !!!

Duke pasur parasysh faktin, se refuzimi i rasteve të tilla nga gjykatat e Kosovës, është bërë me direktiva të drejtpërdrejta politike nga kuislingu Thaçi & Co, ndaj gjykatave të të tri niveleve në vend, partia fituese e zgjedhjeve, e cila edhe sa ishte në opozitë, me plotë të drejtë, vazhdimisht ka qenë kritikuese e ashpër e gjyqësorit të kapur të Kosovës, duhet urgjentisht, ti jap fund kësaj lojë të pistë dhe injorimit të padrejtë të padive të drejta të shqiptarëve, kundër Serbisë fashiste, duke quar menjëherë në burg të gjithë ata që gjatë gjithë këtyre viteve qe nga viti 2000 dhe deri me sot , kanë pasur guximin ti bllokojnë paditë, dhe të luajnë kaq brutalisht me hallet e mëdha të shqiptarëve dhe fatin e familjarëve të tyre, të vrarë e të zhdukur nga Serbia dhe përveç riaktivizimit të këtyre lëndëve të kërkohet përgjegjësi deri në detajet më të imta, të të gjitha veprimeve të tilla antinjerëzore dhe antiligjore, nga gjykatësit, gjykatat e kryesuesit e tyre të shitur e të korruptuar, si dhe të gjithë shkelësit e tillë brutal të ligjit, që për dy dekada, që jo vetëm nuk pranuan ti trajtojnë, por edhe refuzuan publikisht, kërkesat për drejtësi të shqiptarëve kundër gjenocidit dhe krimeve të organizuara shtetërorë të Serbisë okupatore, në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit dhe detyrimet për drejtësi njerëzore, me urdhëresa politike të krye  kuislingut Hashim Thaçi drejtuar KGJK-së së kapur nga krimo-politika, qysh para 12 viteve e sidomos prej viti 2011, kur dhe renegati aventurier Hashim Thaçi fatkeqesisht filloi bisedimet me Serbinë, për çështjet e brendshme shtetërore të Kosovës, duke i vënë fusnotën shtetësisë sonë dhe kthyer Kosovën në "provincë" të Vuçiqit.

Ndaj Qeveria e re dhe vet z.Kurti nga pozita e kryeministrit, si dhe presidentja e sapo zgjedhur, Dr. Vjosa Osmani, menjëherë duhet të urdhërojnë zgjidhjen urgjente ligjore të kësaj çështjeje jetike mbi krimet dhe gjenocidin e organizuar shtetëror serb, ndaj shqiptarëve të dëmtuar të Kosovës, duke ftuar edhe Kuvendin e Kosovës që të miratojë një ligj special, i cili do të ishte obligativ për udhëheqjen e të gjitha niveleve në vend dhe të gjitha gjykatat e Kosovës që menjëherë të nisin me procedurat juridike dhe paditë gjyqësore, deri në shqyrtimin e plotë të të gjitha akteve të gjenocidit dhe atyre kriminale , të Serbisë okupatore, të shkaktuara në mënyrë të organizuar shtetërore ndaj shqiptarëve në Kosovë, deri në përmbylljen e trajtimit të plotë, ligjor të tyre dhe vënien e drejtësisë në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".