Krimi dhe korrupsioni, më shumë se 70% të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkelin ligjin!

Krimi dhe korrupsioni, më shumë se 70% të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkelin ligjin!
Krimi dhe korrupsioni, më shumë se 70% të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkelin ligjin!

Hasan Preteni

  • 13 April 2021 - 07:41

Shkruan: Analist- Hasan Preteni

Që në prokurorit dhe gjykatat e Kosovës ka gjithçka ( të keqe) përveç punës, kjo është njç çështje e ditur e nuk do koment. Pushteti i tretë ne fakt është e keqja më e madhe e Kosovës. Pagat i marrin në mënyrë të paligjshme, me vendim të pa paramenduar, të pa menduar mirë, nga ish Kryeministri. Pangopësinë e tyre nuk e ndalin me kaq, me shume se 70% te prokuroreve dhe gjyqtareve marrin më shumë se një  pagë. Ligjërime, komentime, komisione, koordinator  e shumë e shumë angazhime tjera joligjore në një orar pune.  Dy pushtetet tjera i kanë të njohura këto gjëra por heshtin sepse ishin të vetëdijshëm se këto do t’i përdorin për t’i shantazhuar të njëjtit. Kjo është arsyeja e tyre e pajustifikueshme se nuk ka aktakuza, nuk ka gjykime e as nuk ka asgje dhe as konfiskime.

Rreth vicioz i zyrtarëve, koalicion parimor kundër shtetit dhe parasë publike. Fizika është shkencë që nuk e lejon që një trup në të njëjtën kohë të jetë në dy vende pune. E këta prokurorët, gjyqtarët, hetuesit policor dhe të gjithë titullarët e institucioneve që kanë për mision luftën kundër korrupsionit jo në dy vende por brenda një orari të punës i kanë më shumë se dy angazhime me pagese. Krim i organizuar në zotimin kinse të luftimit të krimit të organizuar. Ata që duhet të luftojnë krimin në të vërtet janë vetë krimi!.

Konflikti i Interesit është edhe vepër penale,  nuk ka të bëje vetëm me etiken moralin dhe të vlerave tjera morale. Kosova e ka një mekanizëm i cili është përgjegjës për "rregullimin" e fushës së Konfliktit të Interesit, tani e publikuan edhe raportin vjetor. Ku janë shifrat, ku janë veprimet, sa raste janë bërë publike. Asgjë, asnjë veprim, fatkeqësisht edhe titullari i këtij mekanizmi eshte pjesë e pazareve. Në këto mekanizma asgjë më të rrezikshme e më të dëmshme nuk janë as veprimet tjera jo ligjore.

Kamuflim provash, fshehje e dëshmive, sjellja e vendimeve me prova të kamufluara, të rrejshme, mbyllje të hetimeve kur ka përfshirje të zyrtarëve të lartë, vjetërsim të lëndëve dhe shumë veprime jo ligjore. Një e keqe e veçantë është familjarizmi, nepotizmi, punësim të familjarëve me marrëveshje paraprake. Gjyqtari- ja punëson fëmiun  prokurorit e prokurori gjyqtarit, AKI-ja i punëson fëmiun titullarit të institucionit që ka për mision luftën kundër korrupsionit. Tregti me punësime gjithandej behen pandalshem .

Alamet institucionesh qeveritare e rezultatet dalin nga organizatat joqeveritare. Nuk kemi media të pavarura e hulumtuese, kemi shumë organizata të hajrit qeveritare ( të gjithë janë bërë analista) dhe normal që nuk kemi as kontrroll të pushtetit. Pastrimi është urgjent dhe emergjent, tek pasi që të largohen titullarët e tanishëm nga detyra, me qasjen në dokumenta zyrtare, tek atëherë do të shohim se në çfarë ambienti, në çfarë situate të mjerueshme jemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".