Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu tregtojnë me leje ndërtimore dhe krim të organizuar,të dyshuar por të pa hetuar asnjëherë nga Prokuroria e Shtetit!

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu tregtojnë me leje ndërtimore dhe krim të organizuar,të dyshuar por të pa hetuar asnjëherë nga Prokuroria e Shtetit!

Hajrullah Tërnava

  • 13 April 2021 - 07:26

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Ternava

Tani kur po ofrohen zgjedhjet lokale edhe disa muaj, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, po i kalojnë dy mandate te plota te keqqeverisjes me Prishtinën, në lidhje me krimin e korrupsionin galopant, dhe akoma jo vetëm që nuk është përgjigjur para organeve të drejtësisë në dëshmimin e projektit të vetëm kapital të filluar e të dështuar në kryeqytet, renovimin e platos në Kurriz, në lagjen Dardania, por të njëjtit projekt ka vendosur që t’i rikthehet edhe njëherë para se të përfundon mandatin, për të shpallë një tenderë tjetër dhe pre te zhvatur edhe qindra mijëra euro te tjera kinse në renovimin e  hapësirave mbi “Kurriz”. 

Sipas planit të ri të komunës, platoja e lagjes “Dardania” në Prishtinë do të rinovohet edhe njëherë e do t’i shtohet gjelbërimi. “Fatkeqësisht Prishtina me rritjen urbane ka më pak hapësira publike. Jo çdo lagje është e planifikuar mirë. Në lagjet e vjetra, si ‘Dardania’ kemi hapësirë me intervenuar. Hapësirë e degraduar,  platoja në këtë lagje do të rinovohet e do t’i shtohet gjelbërimi e do të ketë kënd të lodrave për fëmijë” citohet të ketë thënë për media Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari.

Ky paralajmërim i komunës për të ju rikthyer edhe njëherë këtij projekti, flet shumë  jo vetëm për dështimin që nuk është më pikëpyetje, por edhe për korrupsionin në të cilin është futur thellë dyshja  Shpend Ahmeti&Dardan Sejdiu gjatë këtyre dy mandateve, me këtë dhe shumë projekte të tjera të përfunduara shkel e shko, të cilat do ti nxjerrin telashe cilit do kryetar komune dhe qeverie të ardhme komunale në Prishtinë, pas ikjes së Shpend Ahmetit. Me këtë po dëshmohet më në fund, me fakte që i pranojnë indirekt edhe vetë komunarët, se projekti i patos në Dardani, i pari i filluar në mandatin e Shpend Ahmetit në vitin 2015 është i dështuar, korruptuar dhe nuk duhet lënë nga prokuroria Speciale pa u hetuar, për çka është denoncuar nga banorët e lagjes por çështja mbetet në sirtarët e Prokurorisë qe po ju bënë avokatinë e krimit dhe korrupsionit  zyrtarëve të Prishtinës.

Historia e këtij projekti ka filluar më 8 qershor 2015, kur kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen “Dardania” në vlerë prej 948 mijë e 825 euro. Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Mirëpo koha kur është lidhur kontrata e deri në ndërprerjen e punimeve  kinse të përfunduara, pa pranim teknik, kanë kaluar plot 5 vite, deri në  gusht të vitit te kaluar, dhe tani pa kaluar akoma një vit, kur janë konsideruar punimet e kryera, Komuna duhet ti rikthehet me një tenderë të ri përsëri projektit të njëjtë.

Me ketë projekt po dëshmohet me fakte, se për të gjitha të tjerat janë punua shkel e shko, rrugë e shkolla e çerdhe e shkolla shkel e shko të riparuara, se krejt mandati i kësaj Qeverisje komunale të kontrolluar nga Dyshja Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu ka shkuar me zhvatje e tregti të lejeve ndërtimore, pare të cilat do të duhej aktivizuar e hetuar Prokuroria Speciale me vite te tëra, duke filluar nga tash, edhe pse e vonuar, sepse rastet janë në pritje dhe të shumta që janë denoncuar.

Prokuroria speciale për afro 8 vite nga zyrat e shtetit po ua bën AVOKATINE te gjithë zyrtareve e bashkëpunëtorëve të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut, ndërkaq që sejmenët e sekserët e  dyshes kriminale në orar të punës shpërndajnë edhe “koverta” “prokurorëve mercenar” si kompensim për avokatinë e mbrojtjen që ua bëjnë përreth 8 vite rresht. Prandaj Qeveris Kurti i propozohet që ti hetoj këto raste përmes institucioneve të ndjekjes sikur që është prokuroria dhe gjyqësia dhe ti spastroj këto dukuri të dyshimta, që mos të ju shërbejnë tjerë komunarëve që do të vijnë në pushtet, si mësim negativ, që po ata ta mos ta ndjekin rrugën e këtyre që ishin në dy mandateve në pushtet dhe që përfituan jashtëligjshëm, por ky rast të ju shërbej edhe në preventive si mësim edhe tjerave komunave në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".