“Lufta” e Qeverisë Kurti në Arbitrazhin Ndërkombëtar me Devollët për ti shpëtuar 15 milion euro

“Lufta” e Qeverisë Kurti në Arbitrazhin Ndërkombëtar me Devollët për ti shpëtuar 15 milion euro
“Lufta” e Qeverisë Kurti në Arbitrazhin Ndërkombëtar me Devollët për ti shpëtuar 15 milion euro

Ragip Guraziu

  • 14 April 2021 - 19:27

Shkruan: ANALIST- Ragip Guraziu

Republika e Kosovës rrezikon të humb qindra miliona euro në Arbitrazhin Ndërkombëtar ngase që nga viti i kaluar, Kosova është paditur nga shtatë kompani. Për mbrojtje nga paditë e kompanive të ndryshme është angazhuar me urgjencë Ministria e Drejtësisë menjëherë pas fillimit të këtij mandati sepse do të ketë përballje intensive me kompani vendore e ndërkombëtare. Në rast të mos përfaqësimit të duhur në këto raste, shteti mund të humb rreth 320 milionë euro. Miliona euro mund t’i humb edhe nga padia e ushtruar nga oligarkët Devolli. Vlera e kërkuar me padi nga Devolli, sipas raportimeve është 15 milion €.

-Qeveri Kurti premtimet e zotuara duhet ti realizoj , derisa na premtoj gjatë fushatë zgjedhore e sidomos edhe pas marrjes së detyrë si Kryeministër i Kosovës. Qeveria Kurti që në ditët e para të punës së tij ka filluar me sinjalet se po përgatitet për realizimin e të gjitha premtimeve që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale. Beteja më e vështirë do të jetë me oligarkët Devolli të cilët për më shumë se një dekadë janë mbështetur nga mafio politika, qoftë përmes privatizimit të ndërmarrjeve publike, qoftë me tenderët që ju janë dhënë sikur ta kishin Kosovën trashëgimi familjare denbabaden nga stërgjyshet e tyre, por kulmin ja kanë vënë me kapjen e Telekomit dhe zhvatjen përmes kontratës me Dardafonin, ish operatorin Z-Mobile për çka do të ketë përballje dhe në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Është një lajm i mirë për opinionin publik angazhimi serioz i Qeverisë Kurti që nga dita e parë e fillimit të punës për ti shpallë luftë piramidës kriminale të mafio oligarkëve Devolli të cilët për më shumë se një dekadë ishin në mbrojtje nën ombrellën kriminale të klanit PRONTO. Mbrojtja nga 'Devolli', ky është vendimi i fundit nga Qeveria Kurti që është aprovuar në mbledhjen e parë të punës, ku sikur që u raportua, me shumicë votash është marr vendimi për inicimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e ekspertit financiar që do ta përpilojë urgjentisht ekspertizën financiare për rastin ICC HBH Devolli, të kërkuar nga Tribunal i Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Sikur Që dihet Devollët po bëjnë luftë të ashpër për ta rrënuar dhe shkatërruar me themel Telekomin e Kosovës, për shkak të ndërprerjes së kontratës që e zhvati këtë ndërmarrje publike hiq me pak se një dekadë, duke lejuar operimin fallco, virtual të operatorit Z-Mobile, i cili shfrytëzonte pa asnjë investim kapacitetet ekzistuese të Telekomit dhe operatorit të telefonisë Vala. Sipas Ministrisë së Drejtësisë afati i fundit për dorëzimin e ekspertizës ndaj padisë që i është bërë Kosovës nga Devollët në Tribunalin e Arbitrazhit është data 30 prill e këtij viti, prandaj Qeveria e ka marr përsipër të përgatitet me urgjencë për tu mbrojtur në këtë Gjykatë, pasi që është paditur si shtet nga oligarkët Devolli. Rreziku nga ndonjë vendim ndëshkues në dëm të Kosovës është mjaft serioz pasi që kas pasur mos interesim dhe neglizhencë të qëllimshme në të kaluarën lidhur me këto kurdisje të padive nga Devollët në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".