Hajnat në burg, të zbatohen ligjet anti-korrupsion sepse ato nuk janë për tu mbajtur në sirtarë

Hajnat në burg, të zbatohen ligjet anti-korrupsion sepse ato nuk janë për tu mbajtur në sirtarë
Hajnat në burg, të zbatohen ligjet anti-korrupsion sepse ato nuk janë për tu mbajtur në sirtarë

Blerim Burjani

  • 15 April 2021 - 16:23

Shkruan: ANALIST-Blerim Burjani

 Nuk është problem ligji që propozohet nga VV-ja ,  nga Qeveria e cila tenton të shpikë diçka që është kaherë në fuqi në Kosovë por problemi është se nuk zbatohen ligjet,  sikur që është  ligji për kompetenca të zgjeruara për konfiskimin e pasurive , pastaj Kodi Penal, Ligji për prejardhjen e pasurisë, Ligji anti-korrupsion , pra problem nuk janë ligjet për të bërë një ligj të ri  kotë më shumë,  por duhet zbatuar ligjet ekzistuese. Problemi është te  mos zbatimi jo që nuk është rregulluar me ligje. Tentativa e tillë është shumë  amatore, dhe për këtë arsye  po tentojnë ta quajnë  ndryshim që nuk ka lidhje me ndryshim.

-Konfiskimi i pasurisë, kjo nuk ndodhë pa u hapë procedura penale ndaj atyre që dyshohen. Kjo  në Kosove merr  kohë të madhe,  vetëm fillimi i seancave. Pa seanca gjyqësore dhe pa konstatime nuk mund të merren prona apo konfiskime edhe pse tentativa është politike, që  të mos ketë ndoshta një aktgjykim të formës së prerë. Kjo çështje është akoma  herët dhe  duhet të shikohet  me kujdes ligji i propozuar. Kosova ka një ligj të tillë kaherë që mundë të gjendet në Kuvend.

Pra ekziston një ligj i tillë dhe shteti s’ka nevojë për agjenci shpenzuese dhe për gjëra tjera që tentohet politikisht të involvohet për të treguar se bëjnë diçka. Pra ky është një lloj mashtrimi i opinionit publik me këtë ligj sepse Kosova e ka ligjin e tillë. Procedura është e qartë, ajo e konfiskimit të pasurisë me  ligjin në fuqi dhe nuk ka nevojë për marketing politik dhe debate të kota publike për tema se gjoja po bëkan diçka të re  që nuk e di askush .Procesi i konfiskimit duhet të ndodhë me një proces gjyqësor që përveç konfiskimit të pasurisë do të ketë edhe dënime me burg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".