Këto janë institucionet që goditen nga ligji për konfiskimin e pasurisë!

Këto janë institucionet që goditen nga ligji për konfiskimin e pasurisë!
Këto janë institucionet që goditen nga ligji për konfiskimin e pasurisë!

Hasan Preteni

  • 16 April 2021 - 13:13

Shkruan: ANALIST- Hasan Preteni

Bashkë e njëkohshëm me Ligjin për konfiskim duhet të kemi edhe Ligjin për Vetting. Duhet te kemi Ligje që do ta rishikojnë mandatin e mekanizmave ekzistues, duke filluar nga organizimi i prokurorisë, gjykatave, policisë hetimore, njësitit për hetim financiar, Agjencisë kundër Korrupsionit, Institucioneve që e rregullojnë fushën e prokurimit, ATK-se dhe Doganës. Këto duhet të ishin veprime afatgjatë kurse veprimet e menjëhershme e pa humbur kohe duhet të jenë shkarkimet e titullarëve të tanishëm. Nëse nuk ndryshohet struktura udhëheqëse e këtyre mekanizmave ata do të jenë pengesë e ndryshimeve. Nuk duhet të shpiket uji i nxehtë, kemi ku të mësojmë dhe nga kush të mësojmë, le t’i marrim praktikat më të mira me shumë vullnet politik, sepse vetëm kështu gjërat do ta marrin rrugëtimin e drejtë dhe të mirë.

 Është për t’u përshëndetur çdo iniciativë që ka të bëjë me konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme.  Koncept dokumenti i miratuar në qeveri duhet të publikohet, duhet të ketë debat në lidhje me përmbajtjen,  duhet të ketë informata se cili model është përdorur dhe a është marre ndonjë praktikë e ndonjë shteti apo është komplet ide vendore. Unë do të dëshiroja që ky Koncept të kalon në Ligj të mirëfilltë i cili nuk do të lërë hapësira për keqpërdorim. Do të ishte mirë gjithashtu, që të kemi ndonjë mostër, ndonjë përvojë  nga ndonjë shtet me demokraci të konsoliduar. Nuk do të doja që të ketë shpejtësi në miratim sepse shpejtësia është puna e djallit. Duhet të ketë transparencë e debat të mirëfilltë deri tek miratimi.

Rikujtoj se Kosova e ka në fuqi "Ligjin për Deklarimin, Kontrrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë", dhe  me këtë Ligj në mënyrë të drejtë është përcaktuar mënyra e deklarimit të pasurisë dhe kontrollit por në asnjë mënyrë nuk është specifikuar "prejardhja" në brendi të ligjit nuk është asnjë nen që e përcakton këtë. U penalizua edhe mos deklarimi dhe deklarimi i rrejshëm por asnjë progres nuk ka . Sanksionet ishin më të fuqishme kur mosdeklarimi ishte shkelje administrative. Mungesa e guximit e vullnetit ligjor per ligje të prokurorëve dhe gjyqtarëve e zhvlerësoi qëllimin. Definitivisht,  mendoj se Kosova duhet të ketë një pako të veçantë, një reformë të veçantë me të cilën do të rregullohet enkas lufta kundër korrupsionit, dhe krimit të organizuar ne vend .

Me Ligjin për konfiskim duhet të kemi edhe Ligjin për Vetting, Ligje që do ta rishikojnë mandatin e mekanizmave ekzistues, duke filluar nga organizimi i ri i  prokurorisë, gjykatave, policisë hetimore, njësitit për hetim financiar, Agjencisë kundër Korrupsionit, Institucioneve që e rregullojnë fushën e prokurimit, ATK-se dhe Doganës. Këto duhet të ishin veprime afatgjatë kurse veprimet e menjëhershme duhet të jenë shkarkimet e titullarëve të tanishëm. Nëse nuk ndryshohet gadi e tera struktura udhëheqëse e këtyre mekanizmave ata do të jenë vetem pengesë e pare e ndryshimeve. Nuk duhet të shpiket uji i nxehtë, kemi ku të mësojmë dhe nga kush të mësojmë, le t’i i marrim praktikat më të mira me shumë vullnet politik, sepse vetëm kështu gjërat do ta marrin rrugëtimin e drejtë dhe të mirë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".