I erdhi fundi diplomacisë private e mafioze të klanit Pronto, të lidhur me Hashim Thaçin!

I erdhi fundi diplomacisë private e mafioze të klanit Pronto, të lidhur me Hashim Thaçin!
I erdhi fundi diplomacisë private e mafioze të klanit Pronto, të lidhur me Hashim Thaçin!

Naim Miftari

  • 17 April 2021 - 09:12

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Stafi diplomatik i Kosovës më shumë i ngjanë në një rrjet të mafies,  se sa një rrjeti normal profesional e institucional,   ku deri tani vendoseshin nipat e Sami Lushtakut, motrat e Ganimete Musliut, pijanecët e LDK-së, vëllezërit e “institucionalistave” të LDK-së të lidhur me klanin Pronto SHIK, biznesmenët e Pacollit apo dashnoret e Hashim Thaçit dhe Pronto mafies dhe dajallarët, nipat, kushërinjtë e tezet e  të gjithë  pushtetarëve. Dhe kur ke një diplomaci të tillë më shuma diplomaci private e mafioze, mos prit që mbrohet interesi i shtetit por mbrohet interesi i SHEFIT siç ishte rasti i ambasadores së Hashim Thaçit në Uashington ku mbroheshin  idetë e  Thaçit por jo Kosova, e  ku edhe shoferi ju arrestua nga FBI amerikane për tregti me armë dhe pastrim parash nga krimi i organizuar. 

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla duhet ta di se konsullatat dhe  ambasadat janë të mbushura me dembelë politik që kot i thërret një qytetar i joni dhe  me muaj nuk të përgjigjen as në Telefon. Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla sikurse në çdo lëmi tjetër si ne polici, gjyqësi, prokurori, inteligjencë, duhet t’i pastrojnë urgjent. Sidomos duhet të pastrohet me prioritet edhe diplomacia e shtetit të Kosovës që përfaqësuesit tanë të jenë shembull për diplomaci e jo  të shkojnë nëpër Evropë e vende të tjerë për tu rrahur me  mes vete me grushta, ose për të shkuar në Zvicër  si një pjesëtar i PDK-së që po e luante  rolin e  kaubojit të Teksasit  duke  luajtur e mbajtur në konsullatë këmbët mbi tavolinë.

Rasti tjetër ishte diplomati në Zagreb i pirë rrotë që  del dhe  urinon  te semaforët në qendër të kryeqytetit Kroat, apo diplomatja Çitaku në Uashington që mbronte vetëm interesin e shefit  të  vetë politik, edhe pse Hashim Thaçi  bënte politikë të dëmshme kundër Kosovës përmes Bolltonit, Grenellit dhe Pallmerit, derisa po punohej nonstop për ndarjen e Kosovës. Shoferi i të njëjtës diplomate arrestohet dhe dënohet me shumë vite burg për krim të organizuar. Janë qindra afera e eksese diplomatike nga diplomatët  e Prontos ,PDK, LDK, AAK, NISMA-s,AKR. Këto anomali duhet të  marrin fund  dhe diplomatët  e Kosovës duhet me qene mbrojtës të interesit dhe imazhit shtetëror e jo  të tekeve të tyre dhe shefave të tyre, as të familjarëve të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".