Ish-Qeverisja me një mal skandalesh për vjedhje të buxhetit, të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!

Ish-Qeverisja me një mal skandalesh për vjedhje të buxhetit, të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!
Ish-Qeverisja me një mal skandalesh për vjedhje të buxhetit, të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!

Dardan Grapci

  • 19 April 2021 - 17:30

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

LVV-ja ka bërë mirë që është distancuar nga LDK-ja në vitin 2020, dhe tani Qeveria Kurti e ka shansin që ta padis ish-Kryeministrin Hoti edhe për keqpërdorim të parave publike dhe pagesën e avokatëve për t’i mbrojtur të akuzuarit në Hagë pa lejen e shumicës së deputeteve në Parlament, për arsyetimin e tyre. Prokuroria Speciale e RK duhet të fillon ta heton menjëherë këtë skandal të ri dhe të mos qëndron indiferent, sepse abuzimet e tilla me paranë publike nuk po ndodhin për herë të parë, pasi që kemi edhe dy raste tjera skandaloze, sikur ishte vjedhja nga arka e shtetit e 2.7 milionë euro dhe pastaj edhe skandali me abuzimin e garantëve në Ministrinë e Bujqësisë e shumë e shumë abuzime të tjera .

Qeveria Kurti duhet urgjentisht të fillojë edhe atë në detaje, të kërkon hetim dhe auditim, se si u shpenzuan paratë publike gjatë Qeverisjes Hoti. Edhe pse duke e ditur që të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë i kanë vetëm avokatët shtetëror dhe që ata i paguan shteti i tyre, atëherë duhet të shtrohet pyetja pse Ish-Kryeministri Hoti i ka paguar edhe njëherë këta avokatët ndërkombëtar, dhe këtu dikush nga të akuzuarit të ketë përfituar më shumë e dikush më pak.

Kjo që po thuhet tani, që po pretendohet se është zbuluar si abuzim gjatë mandatit të Qeverisë kundërkushtetuese Hoti, duhet të hetohet, kësaj duhet ti shkohet deri ne fund, kur dihet se edhe vetë Hoti duhet të deklarohet se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, pse dikush mori më shumë e dikush më pak. E vërteta duhet të zbardhet nëse bëhet fjalë për financimin e vërtetë të të akuzuarave në Hage apo këtu po zihet krejt diçka si nje hajni dhe vjedhje tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".