Zbulim për gjithçka të abuzuar nga qeverisjet e kaluara!

Zbulim për gjithçka të abuzuar nga qeverisjet e kaluara!
Zbulim për gjithçka të abuzuar nga qeverisjet e kaluara!

Muhamet Kelmendi

  • 20 April 2021 - 13:07

Shkruan: Analist Muhamet Kelmendi

Qeveria është aty për të qeverisur. Ndërsa, krimi dhe korrupsioni mbeten detyrë primarë e Qeverisë Kurti. Pa i luftuar këto dukuri nuk shërohet (pu)shteti. Çdo kush që vjedh duhet të përfundon në gjykatë. Qeveria Kurti është në pushtet dhe i takon të qeverisë sipas zotimeve dhe premtimeve të dhëna të materializuara tash në Programin qeverisës.

Zëvendësministri i Drejtësisë është mirë që çështjen ta dërgoje shpejt tek Prokuroria Speciale dhe mos të bënë propagandë, që aktualisht nuk i duhet askujt, as VV-s si subjekt. Vjedhjet dhe keqpërdorimet dënohen me burg ashpër. Mbrojtja në Gjykatën Speciale, pavarësisht se si qëndron njeriu me grupime të të akuzuarve në Den Hage, është një çështje që del nga vendimi i Kuvendit të Kosovës.

Po kështu duhet thënë se juridikisht nuk ka mundësi të zhvillohet asnjë gjykim penal pa mbrojtje juridike. Ndërsa, a është bërë mirë vendimi i nxjerrë, i takon Kuvendit të shqyrton dhe të vendos sërish. Çështja tjetër është e vendimeve të Qeverise Hoti. Çdo Qeveri që Vjenë i analizon vendimet e kaluara. Disa vendime i lë në fuqi, të tjerat i anulon dhe i zëvendëson duke nxjerr edhe vendime të reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".