Prokurorët dhe gjykatësit, frikësohen t’i hapin dosjet e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale!

Prokurorët dhe gjykatësit, frikësohen t’i hapin dosjet e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale!
Prokurorët dhe gjykatësit, frikësohen t’i hapin dosjet e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale!

Muhamet Kelmendi

  • 23 April 2021 - 12:22

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Prokuroria e Kosovës, KPK dhe vet prokuroret , si dhe KGJK e vet gjykatësit, kanë frikë nga dosjet e tilla kriminale andaj edhe tani nuk po hapen. Këtu duhet përkrahja e politikës qeveritare dhe natyrisht edhe mbeshtetja e inkurajimi i SHBA-ve dhe të BE-së. Ndërsa, pa i luftuar këto dukuri, tamam si në Kroaci, rruga drejtë integrimeve euroatlantike është e mbyllur per Republiken e Kosoves. I takon të tre mekanizmave që të koordinohen mire . Në radhë të parë inkurajimi nga SHBA dhe BE, e pastaj Qeveria e re e Kosovës dhe organet kompetente të luftimit të krimit. Vetëm në këtë bashkim të punës realizohet ideja e filimit te një shteti ligjor.

Luftimi i krimit ne nivelet e larta eshte një çështje e rende edhe ne vendet me te ndërtuara demokratike dhe ku sundon ligji. Nivelet e larta, qe vijnë si nga politika e ekonomia private a publike, nga bota e financave e agjencive, janë shume me ndikim dhe shume rrallë ndodhin qe te dënohen. Por edhe këtu ka suksese. Këtej eshte rasti me ish Presidentin e Francës z. Sarkozi apo me z. Hënes, kryetarin landit të Bajernit. Të dy këta u dënuan me burg. Megjithatë mbeten raste. Këtu dhe së këndejmi duhet të dihen se nuk është tërë çështja tek prokuroria dhe organet tjera të luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Më parë është çështja e politikës, krijimi dhe dhenia e FRYMES MBESHTETESE dhe e vullnetit të faktorëve vendimmarrës dhe të gjendjes që mund të krijohet me hapjen e dosjeve të tilla. Pa e marr përkrahjen e BE-së dhe të SHBA-ve është shumë rëndë, për mos me thënë e pamundshme, që në Kosovë të fillohet në një punë e tillë. Edhe VETTING-u si dhe Ligji mbi Prejardhjen e pasurisë së paligjshme pa përkrahje nga institucionet e theksuara me larte nuk realizohen. Prokuroria e Kosovës, KPK si dhe vetë KGJK e gjykatësit, kanë frikë te madhe , ata dridhen e tmerrohen nga dosjet e tilla teper kriminale nga TE FUQISHMIT me pozita te larta dhe andaj edhe nuk hapen. Këtu duhet përkrahja e mbeshtetja e politikës/qeverise dhe natyrisht edhe të SHBA-ve dhe të BE-së.

Ndërsa, pa i luftuar këto dukuri, tamam si në Kroaci duke goditur majat e larta te ish-pushtetit, rruga drejtë integrimeve euroatlantike është e mbyllur per Kosoven . I takon të tri mekanizmave që të koordinohen e veprojne seriozisht. Në radhë të parë SHBA dhe BE, e pastaj Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente të luftimit të krimit. Vetëm në këtë bashkim të punës realizohet ideja e një shteti ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".