Qeveria të kërkon ndërhyrje urgjente te KPK-ja për çlirimin nga “prokurorët” avokat të krimit të organizuar!

Qeveria të kërkon ndërhyrje urgjente te KPK-ja për çlirimin nga “prokurorët” avokat të krimit të organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 24 April 2021 - 08:11

 Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava

Faktet dhe argumentet e dëshmojnë se qëllimisht grupet kriminale të interesit në politike e pushtet, gjatë mandateve të kaluara, i kanë sistemuar në forma të ndryshme të izolimit institucional të gjithë ata që kanë pasur guximin e veprimit kundër krimit të organizuar, dhe nuk janë vendosur në krye të Prokurorisë së shtetit, as në krye të Speciales, prokurorët e guximshëm njohes te ligjit e ligjzbatues, sikur që nuk janë emëruar të tillët as në krye të KGJK- dhe as te KPK-s qe kërkojnë̈ përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Gjyqtarët e prokurorët të të gjitha niveleve për shërbimin që ja bëjnë krimit të organizuar në bashkërendim me shefat e tyre në krimo-politikë.

 Pas luftës e këndej, edhe pse dikur mendonim se nëse çlirohemi ndonjëherë, shpejt Kosova do të krahasohet me shtetet më të zhvilluara të BE, ato kishin qenë iluzione sepse tani po e shohim realitetin tonë në çfarë niveli real jemi. Koha tani po na mëson që të vetëdijesohemi,  sidomos kur po ballafaqohemi me këtë situatë në të cilën ka ardhur Kosova, me këto të këqija që ia kanë bërë këtij  vendi ata të cilët e qeverisen ose e sunduan deri me tani. Shkaqet e kësaj situate janë të shumta, por nëse bazohemi në institucionet që ishin dashur ti luftojnë këto të këqija, e për të cilat marrin rroga të majme nga taksapaguesit e këtij vendi, që është sistemi prokurorial e gjyqësor-drejtësia,  atëherë bëhet pyetja si dhe pse  është kapur Prokuroria, sidomos ajo Speciale, tërësisht nga ndikimi i grupeve informale të mafio politikës, të cilat kanë instaluar njerëzit e tyre në krye te PSRK dhe nuk po lejojnë̈ hetimin e shkelësve të ligjit, abuzimit dhe pasurimit mafioz me shkelje ligji edhe duke konsumuar vepra penale që drejtpërdrejtë̈ implikojnë̈ ligjin për konfiskimin e pasurisë.

 Pikërisht tek konfiskimi i pasurisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e  niveleve të larta po dështon drejtësia, zbatimi i ligjit. Jo rastësisht dalin shifrat sipas të cilave në këto 8 vitet e fundit u konfiskuan vetëm 3.5 milionë̈ euro, shifër kjo qesharakë me të cilën nuk është̈ i kënaqur as vetë ish-Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, i cili ka thënë se kjo është̈ tepër pak. Fazliu thotë se është edhe një gjyqtar, të cilit i është konfiskua vlerë mbi një milionë̈ euro, nga ky 3.5 milionësh. Ndërkohë që vlera e ish-sekuestrimeve dhe ngrirjeve kap një shumë prej 180 milionë euro.

Tani kjo qeveri e re e cila ka filluar me procedurën e bërjes së ligjeve për konfiskim të pasurisë së kundërligjshme dhe ligjit Vetting, nuk duhet të pret më por duhet që ti rekomandon KPK-së zgjedhjen në krye të prokurorisë Speciale një Prokuror të guximshëm dhe më vullnet e dije për të vepruar e zbatuar ligjin me plot kompetence , sikur që është prokurori me përvojë e dije Shqipdon Fazliu apo edhe ndonjë tjetër, në vend të atyre që ishin deri më tani, të cilët deri më tani nuk kishin as vullnet dhe as guxim të lejojnë  hetime serioze kundër krimit e korrupsionit, por që prokurorin Shqipdon Fazliu,  e ndoshta ka edhe të tjerë,  që padrejtësisht e kanë izoluar atë vetëm në rolin e vëzhguesit dhe koordinatorit që realisht nuk e ka as mundësinë dhe as kompetencën për të vepruar apo ndikuar tek të tjerët për të vepruar në PSRK, ndonse ishte zgjedhur per prokuror ne Zyren e kryeprokurorit te shtetit, biles vet i dhjeti, por kotsekoti.

Tani Prokurori Fazliu thotë se edhe konfiskimi civil pa aktgjykim dënues është̈ krejtësisht në rregull sepse sipas aktgjykimeve, konfiskimi i përket natyrës civile dhe nuk konsiderohet i procedurës penale. Sipas tij, konfiskimi i pasurisë̈ së pajustifikueshme në këtë mënyrë është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, prandaj edhe duhet të mbështetet e të zbatohet. Duke konsideruar të domosdoshëm bërjen dhe fillimin e zbatimit të këtij ligji, Fazliu ka treguar se qysh në vitin 2014 ka kërkuar një ligj për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, sepse kaherë ka qenë i nevojshëm një ndryshim në legjislacion për konfiskimin e pasurisë̈ së paligjshme, pasi legjislacioni aktual nuk është i mjaftueshëm. Sipas raportimeve të mëhershme falë angazhimit të koordinatorit aktual Fazliu, është bërë publike e dhëna sipas të cilës para 7 vitesh, në periudhën janar-qershor 2014 ishin sekuestruar pasuri në vlerë prej 27 miliona euro, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Behej fjalë për 365 mijë euro para të ngrira, 7 shtëpi, palujtshmëri 38 hektarë tokë, 17 banesa, 2 objekte ndërtimore, një motel, 9 vetura, 6 lokale afariste, lojëra të fatit, makineri të ndryshme, fabrikë, klinikë, restoran, po ashtu një vilë në Republikën e Malit të Zi, në Ulqin. Pra kemi pasur të bëjmë me sekuestrim që do të thotë përkohësisht deri në vendimin e gjykatës.  Këto shifra nga ajo kohë e deri më sot kanë filluar të shënojnë rënie drastike.

Tani vlera e pasurisë së konfiskuar gjatë vitit të kaluar 2020 raportohet vetëm në rreth 1.6 milion euro, vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë në Agjencinë̈ për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Vlera totale e pasurisë se administruar nga kjo agjenci, që nga themelimi i saj një dekadë më parë, është afërsisht 40 milionë euro. Pse duhet të mbahen peng prokuror të vullnetit të mirë dhe guximit që kanë për ta ndjekur krimin, kur të tillët marrin guxim dhe flasin?

 Qeveria Kurti e cila morri besimin qytetar me mbi 50% të votave, këtë besim e ka marr duke premtuar e duke u zotuar pikërisht për luftimin e së keqes kriminale ne vend . Nuk duhet të pritet deri në pakufi të  ndërmerr kjo qeveri hapin që t’i rekomandon dhe kërkon KPK-së si mini-qeveri e propkurorise , ndryshime në këtë̈ strukturë, duke i zëvendësuar ata të mëparshmit që nuk i kanë krye obligimet e tyre ligjore me Shqipon Fazliun dhe të tjerë sikur ky i guximshëm,  që është dëshmuar dhe vazhdimisht ka kërkuar aksion veprimi dhe zbatim të ligjit pikërisht kundër kësaj të keqe që po i gërryen themelet e shtetit.

Faktet dhe argumentet e dëshmojnë se qëllimisht grupet kriminale të interesit në politike, gjatë mandateve të kaluara, i kanë sistemuar në forma të ndryshme të izolimit institucional të gjithë ata që kanë pasur vullnetin , dijen e guximin e veprimit kundër krimit të organizuar, por  nuk janë vendosur në krye të Prokurorisë së shtetit, as në krye të Speciales PSRK, prokurorët e guximshëm ligj zbatues, sikur që nuk janë emëruar të tillët as në krye të KGJK- që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Gjyqtarët e të gjitha niveleve për shërbimin që ja bëjnë krimit të organizuar në bashkërendim me shefat e tyre në krimo-politikë. Tani e përditë koha po ikë, dhe le t’i i kërkohet kësaj qeverisje që sa më parë t’i jetësoj ato premtimet e saja të dhëna elektoratit, se vertete do t’i lufton të gjitha të këqijat, për të cilat elektorati e mbështeti shpresën për këtë qeveri te re , e mos të zhgënjehet elektorati edhe në këtë mandat, sepse po u zhgënjye edhe në këtë qeveri, Kosovën do e presin ditë teper të vështira.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".