Skandaloze: Drejtësia e kapur në Kosovë nuk e njeh shtetin e Kosovës, por hijen e shtetit të Serbisë!

Skandaloze: Drejtësia e kapur në Kosovë nuk e njeh shtetin e Kosovës, por hijen e shtetit të Serbisë!
Skandaloze: Drejtësia e kapur në Kosovë nuk e njeh shtetin e Kosovës, por hijen e shtetit të Serbisë!

Skender Kapiti

  • 25 April 2021 - 07:49

Shkruan:ANALISTI- Skender Kapiti

Sistemi i drejtësisë në Kosovë në këtë rast vepron sikur ai të jetë nje zgjatim i nenshtrim , urdhër zbatues dhe i varur nga Serbia gjenocidale dhe jo si drejtësi e pavarur e një shteti të pavarur e sovran.

Fakti që të gjitha paditë e qytetarëve të Kosovës për krimet dhe dëmet e luftës, janë injoruar duke mos u pranuar dhe as shqyrtuar nga institucionet e drejtësisë kosovare dhe nga papërgjegjshmëria antikombëtare e sistemit të drejtësisë në Kosovë, që sipas udhëzimit të saj që për këtë qytetarët e Kosovës t’i drejtohen drejtësisë dhe shtetit serb, gjykatave në Beograd , kjo tregon kulmin e injorancës e nenshtrimit të thellë të drejtësisë kosovare, pasi edhe përderisa i udhëzon qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen e t’i kërkojnë të drejtat e tyre nga gjykatat serbe ne Serbi.

Kjo do të thotë se drejtësia e kapur në Kosovë nuk e njeh shtetin e Kosovës përderisa ajo qytetarët e vet në këtë rast i konsideron si subjekte të shtetit serb dhe të drejtësisë serbe. Pra sistemi i drejtësisë në Kosovë në këtë rast vepron sikur ai të jetë zgjatim, dore e zgjatur dhe urdhër zbatues dhe e varur nga Serbia dhe jo si drejtësi e një shteti të pavarur e sovran. Jo vetëm në këtë aspekt të këtij rasti me paditë e qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblimin e tyre për dëmet materiale të shkaktuara nga Serbia por sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar, përderisa drejtësia në Kosovë është edhe e varur politikisht dhe edhe më saktë, akoma sistemi i drejtësisë në Kosovë është avokat i politikës së vjetër , e asaj politike të papërgjegjshme dhe korrupsionit krimo-politik që u ndëshkua ashpër me 14 Shkurt 2021.

Logjikshëm e detyrimisht, tashmë me Parlamentin e ri, Qeverinë e re dhe me Presidentin e ri duhet të shkallmohet e çrrënjoset sistemi i drejtësisë politiko-korruptive që ka kapur drejtësinë kosovare. Nuk ka alternativë tjetër përveçse një VETING radikal e pastrim të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët me rekorde injorance profesionale, me rekorde krimi, korrupsioni, abuzimi me ligjin dhe poziten zyrtare dhe prej matrapazëve e pazarexhinjë të ligjit e të drejtësisë.

Të gjitha hallkat dhe shkallët e sistemit të drejtësisë janë në lidhje kapilare e piramidale nga baza në kulm dhe me lidhje simbiotike jo vetëm me njëra tjetrën por edhe me politikën dhe politikanët si dhe me mafio-oligarkinë. Është më se i saktë konstatimi që bëhet sot se Prokuroria dhe gjykata e shtetit po ua bëjnë avokatinë dhe mbrojtjen zyrtarëve të inkriminuar e të kriminalizuar që mbajnë pozita të larta nëpër komuna , nëpër ministritë respektive të ish-qeverive të inkriminuara dhe deri edhe në ish-presidencën e shtetit gjatë pesë viteve të shkuara 2016-2020. Dhe duke qenë një (pa)drejtësi e tillë , ajo nuk mbron interesin publik dhe as atë të qytetarëve të saj siç është rasti që ajo i bën bisht dhe nuk trajton paditë e qytetarëve të Kosovës për dëmshpërblimin material për krimet e genocidit serb ne perputhje e ne detyrim te ligjit , por merr guximin qe te shkel ligjin dhe kushtetuten e vendit.

Pavarësisht se publiku dhe disa media akuzojnë e denoncojnë se prokuroria e gjykatat po heshtin dhe nuk po veprojnë, pasi ato vetë janë të kapura nga ryshfeti, paraja, korrupsioni e krimi shpresa nuk është krejt e shuar. Në këto kushte besimi dhe shpresa e vetme e qytetareve te Kosovës për vendosjen në vend të drejtësisë aktive, profesionale e të pavarur dhe të guximshme mbetet dhe është vetem reformimi i premtuar nga kjo qeveri aktuale,permes ndërmarrjeve te reja ligjore dhe miratimi i VETING-ut per nje vetpstrim ne (pa)drejtesine kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".