Kryeministri Kurti bëri mirë që votoi në Shqipëri !

Kryeministri Kurti bëri mirë që votoi në Shqipëri !
Kryeministri Kurti bëri mirë që votoi në Shqipëri !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 26 April 2021 - 00:13

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Votoni në Shqipëri dhe për Shqipërinë, se është atdheu-kombi ynë.

 –Tradhti është të mos votosh, jo të votosh për Shqipërinë:

 “Rent, or rent, rent e u thuaj

Se u çthur ordi e huaj,

Se betejën e fituam

Dhe qytetin e shpëtuam!

Rent, or rent,

Rent, or Marathonomak!”

(Fan S.Noli)

 

*** Njohja e statusit të shtetësisë së shtetit shqiptar, nuk nënkupton vetëm të drejtën e shqiptarëve nga Kosova dhe nga viset e tjera të Shqipërisë Etnike, që të venë në Shqipëri për të bërë pazare të ndryshme, për dreka, për darka, për t’u larë në deti, për parti e për të bërë biznese të ndryshme, por , para së gjithash, shfrytëzimin e së drejtës për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur. Ky është obligim i çdo shtetasi të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga vendqëndrimi  i tyre.

 

Prandaj, jo vetëm Albin Kurti si kryeministër aktual i  Qeverisë së Republikës së Kosovës, por secili shqiptar që ka shtetësinë e Republikës së Shqipërisë (me ligj dhe me Kushtetutë) gëzon të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qoftë  më 25 prill 2021, qoftë në zgjedhjet e ardhshme. Këtë të drejtë votimi askush nuk ka të drejtë morale, as ligjore e as kushtuese, që t’ia mohojë as Albin Kurtit e as shqiptarëve të tjerë jashtë Shqipërisë, që kanë të njohur shtetësinë e Republikës së Shqipërisë.

 

Sa më sipër, “përfolja” e rastit të votimit të Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri (25 prill 2021), nuk ka kurrfarë efekti politik, sepse nuk përbën kurrfarë delikti ligjor a kushtetues. Përkundrazi, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998), si dhe me Ligjin përkatës të Zgjedhjeve.

   

              Politizimi i votimit të Albinit, një absurd !?

 

Nuk ka asnjë dilemë se, të gjithë ata “ekspertë” të mediave dhe “vasalë” të partive  dhe të grupimeve të ndryshme politike, që shkuarjen e Albin Kurtit në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet parlamentare, më 25 prill 2021, e kanë politizuar, duke e “përfolur” si “përzierje në çështje të brendshme” të Shqipërisë, fatkeqësisht , këso shpifje dhe intrige atribuese nuk kanë publikuar as masmediat serbe të Beogradit. Përkundrazi, Albin Kurti me votën e tij të ligjshme dhe demokratike ka ndikuar pozitiivisht te votuesit shqiptarë, duke i thirrur që paqësisht, të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje parlamentare demokratike : “Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Sshqipërinë dhe  secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".