Shqipëria në emër të Kosovës, padi ndërkombëtare kundër Serbisë për gjenocidin dhe krimet e luftës

Shqipëria në emër të Kosovës, padi ndërkombëtare kundër Serbisë për gjenocidin dhe krimet e luftës

Hajrullah Tërnava

  • 27 April 2021 - 07:49

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kjo Qeveri Kurti 2, duhet ta qeverise vendin sa më mirë, nëse duan të ja vazhdojnë vetes kohëzgjatjen e qeverisjes në Kosovë. Një qeverisje e tillë e cila edhe bashkëpunon me tjera qeveri të rejonit për interesa të shtetit të sajë, është e kuptueshme se duhet ti shfrytëzoj të gjitha ato benefite të rrethanave kur është në pyetje shteti i Kosovës. Duke e pasur parasysh situatën në të cilën tani gjendet Kosova, është e kuptueshme se kjo qeveri duhet ta bartë përsipër edhe barrën e kërkimit të mbështetjes së Qeverisë së re shqiptare, për të bashkërenduar angazhimin dhe për ta paditur shtetin serb për krimet dhe gjenocidin në Kosovë, pasi që ligjërisht, me ligjet ndërkombëtare, një̈ gjë e tillë po i pamundësohet shtetit të Kosovës.

- Krimet e luftës nuk vjetërsohen, por bërja e një padie ndërkombëtare sa më herët edhe mund të përshpejton procesi i pajtimit nga ana e Serbisë që tani po na anashkalon dhe po sillet sikur ne ta kishim sulmua atë. Koha e volitshme është që mbas zgjedhjeve në Shqipëri, të ndermirët një veprim i tillë që shteti Shqiptar e ka këtë̈ mundësi për një padi të tillë, edhe që një veprim të tillë ka mundur ta bëjë kaherë̈ deri më tash, por faji për mos aktivizim të tillë ka qenë në anën e kastës politike që ka qeverisur Kosovën për këto dy dekada, e që këtë e thotë̈ edhe avokati serb, Aleksandër Olenik, sipas të cilit me plotë të drejtë Shqipëria mund të ngrejë̈ padi për gjenocid ndaj Serbisë̈ në emër të Kosovës, pasi që edhe ashtu Shqipëria është̈ dëshmitar besnik i golgotës së popullit të Kosovës, kur rreth një̈ milion qytetar Kosovar kanë gjetur strehë në këtë̈ shtet.

Ngritja e padisë̈ kundër krimeve serbë dhe kompensimit të dëmeve të luftës, është̈ një̈ nga zotimet e vazhdueshme që e dëgjojmë̈ këto ditë nga të gjithë̈ anëtarët e kabinetit të Qeverisë Kurti, madje dhe nga vetë Presidentja Osmani, por akoma nuk ka një̈ sqarim dhe përcaktim për rrugën që do të ndiqet për inicimin e kësaj çështje sa serioze po aq të vonuar në kohë për shkak të neglizhencës dhe injorimit që i është̈ bërë̈ nga ish-qeverisjet e kaluara të degraduara e të nënshtruara ndaj Serbisë dhe Vuçiqit mbase për shkak të ish-politikanëve të kriminalizuar e të nënshtruar që ishin në krye në Qeverisë dhe në Presidencë e Kuvend, ngase ata vetë ishin të shantazhuar nga Serbia fashiste.

Me që tani në këtë Qeveri qëndrojnë persona me një të kaluar të pastër si në aspektin inkriminues, kombëtarisht dhe të shkolluar, mundësia për një padi kundër Serbisë ekziston, dhe të gjitha gjasat janë në favorin e Kosovës dhe çështja mund të zgjidhet në favorin e saj, dhe kjo përvojë nga ato lufta dhe krimet e bëra ndaj shteteve që iu kanë sjellë të tjerëve, dhe dënimi nga gjyqi ndërkombëtar, ti shërbej Serbisë si përvojë që në të ardhmen mos të zhvilloj lufta apo invazione ndaj tyre, prandaj edhe mundësia për një dialog mes Serbisë dhe Kosovës për përshpejtimin e njohjes reciproke është ma reale me ndërmjetësimin edhe të faktorit ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".