Mjaft me institucione të kapura nga krimi, drejtësia duhet të zgjohet nga “gjumi” i dy dekadave të humbura

Mjaft me institucione të kapura nga krimi, drejtësia duhet të zgjohet nga “gjumi” i dy dekadave të humbura

Gani Qarri

  • 27 April 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Partitë e kriminalizuara nuk do të kenë sukses në përpjekjet për pengimin e rivendosjes së rendit dhe ligjit në vend, ndaj Qeveria e re duhet të filloje të veprojë menjëherë dhe t’i zgjojë urgjentisht nga gjumi i gjatë dimëror të gjithë prokurorët e gjyqtarët përmes KGJK-s dhe KPK-s, në mënyrë që përfundimisht, ata të fillojnë edhe në mënyrë të DETYRUESHME, për ti respektuar dhe zbatuar ligjet e vendit, si dhe vetë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke vepruar ashtu siç i obligon pozita dhe detyra zyrtare, kundër të gjithë atyre që për dy dekada me radhë, kanë shkelur ligjet e keqpërdorur pushtetin duke vjedhur e zhvatur çdo gjë të vlershme të këtij vendi!

-Partitë e inkriminuara kanë filluar të alarmohen keq për çdo veprim ligjor të Qeverisë e re, ndaj dhe reagimet e tyre, jo vetëm që janë shumë kontroverse, por edhe tepër të çuditshme, sa të krijohet përshtypja sikur ke të bësh me politik bërës fillestar dhe tërësisht amator.Këtë e dëshmon më së miri marrja hov e sulmeve të tyre të pakontrolluara kundër Qeverisë Kurti, pa të drejtë dhe pa asnjë argument më të vogël, nga strukturat kriminale të ish qeverisjeve të kaluara mafioze, të cilat për mbi 21 vite me radhë e vodhën dhe zhvatën shtetin pandalshëm, duke u bërë brenda nate, nga zeroja financiare në multimilioner dhe parelinjtë më të mëdhenj që ka, jo vetëm ka shteti ynë i vogël dhe i sapodalë nga lufta, por edhe konkurrentët e tyre mafioz, në shtetet e rajonit e më gjerë.

Madje ata kanë humbur aq keq kontrollin, sa që pa fije turpi, keqinterpretojnë edhe pushimin e vendimit tremujor të ish Qeverisë kundër kushtetuese të butakut Hoti, për mbështetje të përkohshme me shtesa ndaj pensionistëve dhe kategorive të rrezikuara sociale gjatë pandemisë së koronavirusit. Mbështetje e cila ishte paraparë të zgjaste në afat të caktuar vetëm për periudhën kohore janar-mars 2021, duke bërë sikur mbrojnë të drejtat e pensionistëve, me qëllim për të mbuluar pasuritë e tyre shumëmilionëshe kriminale, të cilat së shpejti pritet ti zbulojë Qeveria e re dhe ti thërrasë të gjithë të inkriminuarit në korrupsion e krim të organizuar, në përgjegjësi penale.

Ndaj krejt këta që sot bëjnë kaq shumë zhurmë, e dinë mirë se vendimi i Qeverisë Hoti përfshinte vetëm një periudhë të caktuar tremujore, që parasheh mbështetje për kategori të caktuara dhe nuk ishte rritje e përhershme e pensioneve. Madje këtë fakt e ka pohuar edhe vetë Hikmete Bajrami, ish ministre e financave dhe deputete e LDK-së në opozitë e cila edhe vet sqaron se vendimi për shtesat ndaj pensionistëve dhe kategorive të tjera sociale kishte të bënte vetëm për tremujorin e parë të këtij viti.

Për aq më tepër, shpjegim shtesë këtij vendim i bënë edhe një ish punëtore tanimë edhe vet e pensionuar e administratës së Kuvendit, Advije Morina, e cila për këtë rast, i del në mbrojtje edhe kryeministrit Kurti, siç veprojnë edhe shumë qytetar të tjerë që mbajnë mend vendimin në fjalë.

Kështu që krejt kjo rrëmujë e partive të kriminalizuara, është vetëm një fushatë e paturpshme dhe e pa vend e arsye, që kanë filluar partitë e dështuara, të mbetura tash në opozitë, kryesisht PDK dhe AAK, të cilave u bëjnë argatin edhe shërbëtorë të SHIK-ut nga vet LDK. Një fushatë e pistë, e atyre që për 20 vjet me radhë e rrjepën, vodhën dhe shkatërruan, në vijimësi dhe mënyrë sistematike shtetin tonë të brishtë, që nga ardhja në pushtet e deri më sot, duke filluar nga e ashtuquajtura "Qeveri e përkohshme" e dirigjuar dhe instrumentalizuar direkt nga SHIK-u, i cili hap pas hapi, nga viti në vit, herë në mënyrë të hapur dhe herë ilegale, ka instaluar njerëzit e vetë dhe shumë shërbëtor edhe nga partitë e tjera, përfshi edhe vet LDK-në, sidomos pas ardhjes së Isa Mustafës në krye të saj, nëpër të gjitha institucionet e shtetit, për të zhvatur dhe përfituar kriminalisht nga taksat e qytetarëve të varfër dhe pamundësuar zhvillimin e vendit për mese 22 vite me radhë.

Madje sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, pas debaklit të pësuar në zgjedhje dhe shkuarjes në opozitë, po ata hajna të kriminalizuar që gjatë gjithë këtyre viteve, vetëm kanë zhvatur dhe vjedhur vendin, mu në momentin kur një qeveri e re e cila e ka gjetur shtetin në një situatë kaq të mjeruar, dhe i duhet kohë për ta filluar sanimin e gjendjes, hajnat e deridjeshëm të cilët përmes kanaleve të ndryshme mafioze që i kishin në shërbim të vetin, për çdo vit kanë vjedhur nga 2 deri në 4 miliard euro nga buxheti i shtetit, tani janë hedhur në sulm, pse përfundoi në bazë të ligjit, një kontratë e përkohshme tremujore, e cila edhe po të mos ndodhnin ndryshimet aktuale politike në vend ,ishte paraparë që në fund të marsit të këtij viti të abrogohej.

Kjo vjen edhe për faktin se në vitet 2016 dhe 2017, në LVV ndodhi një vetëpastrim shumë i suksesshëm nga mbeturinat e SHIK-ut, e të grupit FERR-it, të cilët u kthyen nga edhe kishin ardhur, tek SHIK-u dhe drejt e në përqafim të PAN-it, duke ia vjedhur LVV-s mbi 10 deputet dhe asamblist të Prishtinës të kryesuar nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Kështu që SHIK-u dhe partitë e inkriminuara, nga atëherë kanë humbur kontrollin mbi LVV-në, dhe reagojnë kaq pa turp e asnjë kontroll ndaj çdo imtësia aktuale, nga frika e vendimeve të mëdha ligjore të cilat përfundimisht pritet që kriminelët ti vendosin në bankën e të akuzuarave, po ata që sot bëjnë sikur reagojnë me kaq shumë zë.

Atyre nuk mund tu ndihmojë më asgjë, madje as kjo ofensivë kritikash të pa bazuara ndaj Qeverisë Kurti, përpjekje e mjera të të cilëve ,dëshmojnë se sa shumë kanë nisur ti frikësohen fillimit të bërjes së ligjeve për t’ua konfiskuar pasurinë e vjedhur dhe të grabitur në mënyrë kriminale nga qytetarët dhe shteti i Kosovës.
Pasuri e përvetësuar kundërligjshëm, me keqpërdorimin e pozitave zyrtare dhe forcën e pushtetit, e cila e tëra dhe pa asnjë vonesë të mëtejme, duhet ti kthehet urgjentisht, buxhet të shtetit, që edhe është mënyra e vetme për të filluar ringjalljen dhe rimëkëmbjen reale të zhvillimit të vendit, ndërsa kundër hajnave dhe zhvatësve të dy dekadave të fundit, pa asnjë vonesë të mëtejme, duhet të nisin gjykimet dhe dërgohen për mbajtjen e dënimeve në burgjet e shtetit.

Fatkeqësisht e gjithë kjo hajni e hajdutëri mbi 20 vjeçare ne përmasa kaq të frikshme, është bërë mu para syve të prokurorëve dhe prokurorisë së ashtuquajtur speciale ne PSRK dhe te gjithë këta prokurore e gjyqtar te derisotëm te cilët për 20 vite me radhë, jo vetëm qe nuk i kane penguar as hetuar asnjëherë seriozisht mafio-politikanët dhe ish-pushtetarët mafioze , por po këta mbi 200 prokurorë të shtetit dhe rreth 400 gjyqtarë të gjykatave, të cilët edhe sot vazhdojnë, pa meritueshëm të jenë në detyrë, asnjëherë nuk i kane hetuar dhe as nuk i kane gjykuar zhvatësit dhe kriminelët.

Madje, përkundrazi gjate gjithë këtyre viteve, vet ata, ua kane bere hajnave e kriminelëve avokatinë dhe mbrojtjen pa asnjë cent, të inkriminuarve, në punët e tyre të pista e kriminale, përfshi politikane e pushtetarë të lartë mafioz të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin e organizuar, te cilët partitë e inkriminuara me kohë, i kishin mirë strukturuar, sipas shijes së tyre, kudo nëpër Kosovë e veçanërisht në kryeqendrën e vendit, në Prishtinë. Kështu që partitë e inkriminuara për mbi dy dekada dhe grupet e tyre mafioze, të instruktuara prej këtyre partive, do të vazhdojnë edhe më tej, ta provokojnë dhe acarojnë sa më shumë situatën bashkë me veglat e krimit të organizuar, për ta penguar dhe pamundësuar për aq sa mundën dhe arrijnë, vendosjen e ligjit nga frika e ndjekjes që mund tu bëjë, rivendosja e shtetit ligjor nga Qeveria Kurti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".