Ish pushtetarët e inkriminuar po tmerrohen nga dora e shtetit, është koha e dhënies përgjegjësi deri të ajo penale

Ish pushtetarët e inkriminuar po tmerrohen nga dora e shtetit, është koha e dhënies përgjegjësi deri të ajo penale
Ish pushtetarët e inkriminuar po tmerrohen nga dora e shtetit, është koha e dhënies përgjegjësi deri të ajo penale

Skender Mulliqi

  • 27 April 2021 - 18:00

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Kushtetuta dhe ligjet e vendit ka ardhur koha që të gjejnë zbatim në të gjitha nivelet , nga ato komunale deri në nivelin qendror. Duhet të përfundon epoka e errët e mos llogaridhënies dhe mos dhënies të përgjegjësisë deri të ajo penale. Qeveria Hoti, iu dhuroi së fundi 60 milionë euro të taksapaguesve , kompanive më të pasura në Kosovë, të cilat nuk janë prekur fare ekonomikisht nga Pandemia, në kohën kur shumica e qytetarëve të Kosovës mezi po ia dalin ta përthekojnë fundin e muaji.

Kasta e vjetër politike , nuk po e pranon rrotacionin e pushtetit, që është normale në sistemin demokratik pluralist. Këto struktura të korruptuara politike janë me logjikë autokratike . Na sunduan një periudhe të gjatë në mënyrën më përfide. Krijuan pushtet dhe të mira materiale për vete. U bënë milionerë në kurriz të popullit. Madje, thuhet se kanë biznese edhe jashtë vendit .Na mbyti krimi i organizuar dhe korrupsioni i niveleve të larta. Asnjë qeveri nuk hartojë ndonjë plan afatgjatë zhvillimor, dhe kjo u bë për qëllime te caktuara politike. Kosova ka resurse nëntokësore dhe natyrore , që sikur të ishte menaxhuar mirë më to, nuk do të kishin rënë ne deregje kaq të keqe politike, ekonomike dhe institucionale .Kjo kastë politike u tregua diletante dhe e pa përgatitur për fazën e tranzicionit, e cili ka mbetur në gjysmën të rrugës. E mashtruan popullin me data gjoja për lëvizje të lirë në Evropë. Një shtet I vogël si Kosova më pak banorë është absurditet të mbetet i izoluar nga bota demokratike, e kemi hapëruar në shekullin 21.Vetëdijësimi qytetarë ishte tepër i ulët deri më zgjedhjet e 14 shkurt. Nën ombrellën e Qeverisë ilegale të Avdullah Hotit u vodhën 2 milion euro. nga Thesari i Shtetit, sikur ato të mos kishin ekzistuar fare. Pasurimet e paligjshme , nuk po i lënë ata të qetë. Nuk e kanë dert atë punë, së si po punon Qeveria Kurti, e cila sigurisht së ka filluar mirë me punuar. Kasavetin e kanë së si të shpëtojnë nga ndëshkimi i ligjit. Nga ky kënd edhe duhet shikuar gjithë këto maskarada politike , dhe gjithë këto marifete para mediave elektronike dhe të shkruara. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njeri kryeministër e tjetra presidente e shtetit, zgjedhjet i kanë fituar mbi kauzën për ndryshime përmbajtës ore në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës. I kanë fituar zgjedhjet plebishitare që më në fund të kemi shtet ligjor dhe funksional. Kanë fituar që të kemi mirëqenie për të gjithë, e jo vetëm për një kategori të njerëzve në pushtet dhe të biznesit. Kanë korrë fitore Kurti dhe Osmani, edhe për motivin madhor politike, të ruajtjes të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, që u vu seriozisht në pëshore .Kushtetuta dhe ligjet e vendit ka ardhur koha që të gjejnë zbatim në të gjitha nivelet , nga ato komunale deri në nivelin qendror. Duhet të përfundon epoka e errët e mos llogaridhënies dhe mos dhënies të përgjegjësisë deri të ajo penale. Qeveria Hoti, iu dhuroi së fundi 60 milionë euro të taksapaguesve , kompanive më të pasura në Kosovë, të cilat nuk janë prekur fare ekonomikisht nga Pandemia, në kohën kur shumica e qytetarëve të Kosovës mezi po ia dalin ta përthekojnë fundin e muaji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".