Serbisë duhet urgjentisht t’i shkëputet dora e zgjatur në Kosovë

Serbisë duhet urgjentisht t’i shkëputet dora e zgjatur në Kosovë
Serbisë duhet urgjentisht t’i shkëputet dora e zgjatur në Kosovë

Dr. Hysni Aliu

  • 29 April 2021 - 07:37

Shkruan: ANALIST - Hysni Aliu

Zhvillimet e fundit rreth dialogut jen intensive, të ngutshme dhe shqetësuese. Po them kështu sepse, faktori ndërkombëtar, po vazhdon me avazin e vjetër, ku gjithmonë po qëndron një hap prapa Serbisë dhe Rusisë, duke ju lënë këtyre hapësirë që të bëjnë plane dhe presione prej më të ndryshmeve në mënyrë që ta destabilizojnë Ballkanin dhe Evropën.

-Deklarimet e fundit të BE- së dhe SHBA- së janë shumë të mirëpritura, shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për paqen në Ballkan dhe Evropë. Nëpërmes tyre, vërtetohet që idetë për ndryshimin e kufijve kanë qenë dhe janë ide kriminale, të cilat nuk përkrahen nga bota demokratike. Është e qartë që edhe brenda BE-së e po ashtu brenda SHBA- së ( administrata e kaluar, projektin e e të cilës ende po e vazhdon Grenell) , ka qarqe që ose janë dashakeqe, ose të kriminalizuara, ose e njohin botën aq sipërfaqësisht, sa që besojnë që ndryshimi i kufijve do ta qetësonte Serbinë dhe Rusinë.

Planet që po dalin çdo ditë nga qarqe të ndryshme, si non-paper, tregojnë për një luftë speciale që po bëhet kundër perëndimit. Këto, non-paper, unë me plot bindjen i quaj sulme terroriste moderne, të bllokut lindor, që bazën qendrore e kanë në Serbi te Vuçiqi. Ashtu si planifikuesit e akteve terroriste, që nuk e zbulojnë vetveten, por e zbulojnë qëllimin dhe arsyet sipas tyre, në të njëjtën mënyrë këta terrorist modern, fshihen mbrapa mediave të shitura, të llojit Sputnik, duke shkaktuar konfuzion në tërë rajonin dhe botën. Bota e din që terrorizmi fillon nga një celulë dhe rritet, andaj edhe në këtë lloj terrorizmi duhet reaguar, pore jo vetëm në nivel deklaratash por me vepra konkrete. Kësi bashkëpunues të Sputnikut, ka edhe në Kosovë, e këtë e tregon edhe fakti i zbulimit të sekreteve shtetërore, dhe dokumenteve interne brenda qeverisë së Kosovës kohën e fundit nga disa media që janë “Sputnik” media, dhe i përkasin po këtij terrorizmi modern, duke u fshehur prapa demokracisë dhe fjalës së lirë, ashtu siç fshihen terroristët prapa civilëve të pafajshëm.Perëndimi, e dinë mirë, që çdo kompromis me të keqen, do të thotë ushqim dhe fuqizim i të keqes, këtë e kanë bërë qe 20 vite me Serbinë, andaj sot jemi ku jemi, Serbia sot po e sjell në pëllëmbë të dorës sigurinë e tërë Evropës e botës.

Unë besoj që është koha të zgjohet perëndimi, dhe armikut mos ti thotë mik, dyfytyrësia duhet të demantohet, krimit duhet ti mbyllen dyert. Unë besoj që gjerat do të ndryshonin, sikur BE dhe SHBA -të të fillonin ta trajtonin Serbinë si një shtet që ka kryej gjenocid ndaj së paku dy shteteve, Kosovës dhe Bosnjës. Ky trajtim, do të ja hiqte Serbisë nga dora mundësinë për të kërkuar zgjidhje kompromisi, ku nga viktima kërkohet të jep gjysmën e vetvetes, në mënyrë që krimineli ta lë të lirë. Çështja e dytë, që duhet të adresohet është çështja e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, boshnjakëve në sanxhak dhe hungarezëve në Vojvodinë. Kjo mënyrë e trajtimit, do ta detyronte Serbinë të reflektonte, në të kaluarën dhe të tanishmen. Në një fjalim të presidentit Biden, pas çlirimit të Kosovës, ai pat thënë, që Serbia duhet të detyrohet ta paguaj çmimin për të bërat e veta, ashtu siç pagoi çmimin Gjermania pas luftës së dytë botërore, ajo gjë nuk ka ndodhe, përkundrazi, Serbia është lejuar të sillet si një viktimë që ju rrëmbyen territoret e veta.

Serbisë duhet ti vihen sanksione ekonomike e ushtarake, e jo ti jepen miliarda dollar nga BE, para të cilat Serbia i shfrytëzoj për shkatërrimin e po kësaj Evrope. Sanksione ekonomike, duhet të ju vendosen, edhe disa individëve e grupeve kriminale në Kosovë e Shqipëri të cilat dihet haptas që ende po bashkëpunojnë me Serbinë Rusinë për ndarjen e Kosovës dhe i takojnë këtij Sputnik medias.

Bashkësia ndërkombëtare, urgjentisht duhet ta pastron Kosovën nga këta kriminel, në mënyrën që ata munden dhe dinë, sa nuk është bërë vonë. Populli i Kosovës donë qetësi, dhe atë nuk po ja lejojnë ish pushtetarët që robëruan për 20 vite. Serbisë duhet ti shkëputet dora e zgjatur në Kosove, dhe veprimet duhet të bëhen tani, për ndryshe është duke u rrezikuar shtet formimi. Ha mendësia në këso situatash kritike, do të thotë humbje dhe dështim. BE dhe SHBA duhet të përdorë të njëjtën metodologji sikurse Serbia e Rusia, "pra përgatitu për luftë, në mënyrë që të ketë paqe", pra duhet përgatitur Kosova, Bosnja dhe Kroacia, Mali i Zi e Maqedonia në mënyrë që paqja të mbretëron.

Është koha që të veprohet, aty ku "dronët amerikan dhe evropian mbërrijnë të veprojnë"!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".