Skandaloze: Lidhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve të inkriminuar në pazare të pistë

Skandaloze: Lidhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve të inkriminuar në pazare të pistë
Skandaloze: Lidhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve të inkriminuar në pazare të pistë

Nexhat Haziri

  • 29 April 2021 - 07:56

Shkruan: ANALIST- Nexhat Haziri

Nëse flasim për një sistem tërësisht të kalbur të drejtësisë , atëherë nuk mund të pritet që KPK dhe KGJK si dy shtylla të këtij sistemi të jenë më ndryshe apo më të avancuara sa i përket përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Andaj kjo dëshmon se sa e nevojshme është, imediate reformat në drejtësi për të pasur një sistem të drejtësisë së bazuar në ligj dhe kushtetutë, transparent dhe llogaridhënës.

-Të gjitha këto parregullsi në sistemin e drejtësisë, me gjyqtar dhe prokuror të pa përgjegjshëm, të korruptuar dhe në shërbim të grupeve të para politikës, do të mund të mënjanohen me një proces të VETTING-ut, i cili nëse do të jetë i përgatitur mirë, i pa ndikuar nga politika dhe jo me qëllime hakmarrëse, e që do të mund ta vendoste në binarë sistemin e drejtësisë në Kosovës, që tashmë për dy dekada është shndërruar në njollë të zezë për Kosovën dhe pengesa më e madhe në përparimet e vendit drejtë agjendës integruese evropianë, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Rastet si vendimet për kompensimin e dëmit në njëqind e pesë raste, duke e dëmtuar arkën e shtetit dhe në shumen prej, 244,800.00€, për shkak të privimit të tyre nga liria pa bazë ligjore dhe pa arsye, duhet parë përtej asaj mungesës së “arsyes” apo të “gabimeve”, pasi unë dyshoj se këto raste mund të jenë të montuara qëllimisht për të përfituar materilalisht përmes një lloj pazari ta para akorduar në mes të të ashtuquajturve “ Të dënuarave gabimisht” dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve të këtyre rasteve . Andaj për këto raste të cilat nuk janë 5 apo 10, apo 15, por janë plotë 105 raste, do të duhej fillonte një hetim i shpejtë për këto raste dhe si kanë ardhur këto vendime në proceset gjyqësorë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".