Kryeministri nuk po shkon në dialog me duar në xhepa sipas agjendës së caktuar nga Vuçiqi

Kryeministri nuk po shkon në dialog me duar në xhepa sipas agjendës së caktuar nga Vuçiqi
Kryeministri nuk po shkon në dialog me duar në xhepa sipas agjendës së caktuar nga Vuçiqi

Faik Krasniqi

  • 01 May 2021 - 09:02

Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi

Refuzimi i Kryeministrit Kurti takimit të 11 majit me Presidentin Vuçiq, është më se i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell dhe Vuçiq, sipas dëshirave të tyre. 

 Nuk mund të caktohen takime pa u njoftuar fillimisht edhe Qeveria e Kosovës.  Kemi shtet, kemi kushtetutë,  kemi qeveri dhe institucione. Duhet bisedime me gjithë spektrin politik, akordime dhe krijimin e një ekipi ekspertësh, në mënyrë që përballë Serbisë të dalim fitimtar. 

Nuk shkohet në dialog sikur që shkonin  qeveritë paraprake me duar në xhepa. Edhe një gjë duhet ta kemi parasysh. Bashkimit Evropian nuk duhet më t'i kërkohet liberalizimi i vizave. Ata po tallen me neve. Duhet  ultimatum: Vizat fillimisht, pastaj e vazhdojmë dialogun!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".