E plaçkiten shtetin, tash VETTING-u ua nxjerr të palarat!

E plaçkiten shtetin, tash VETTING-u ua nxjerr të palarat!
E plaçkiten shtetin, tash VETTING-u ua nxjerr të palarat!

Shefik Shkodra

  • 01 May 2021 - 13:33

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Programi dhe projekti i përgjithshëm për një mandat, kërkohet si ata që e bënin për një ditë a dy, kopje prej mandatit në mandat, me fjalë shumë të bukura, por kurrë i realizueshëm. Por është edhe një tjetër qëllim: Të dihet me VETTING-un, me gjykatat e prokuroritë, të dihet edhe për personat, pak a shumë, që mund të jenë të ngarkuar me krim dhe korrupsion. Të dihet edhe mënyra se çka do të ndodhë me pasurinë e pajustifikueshme të ndonjërit apo të grupeve.

Kjo opozitë e mbetur, ish-pushtetarë gjatë dy dekadave, as nuk është në dijeni se si do të nxirren si njerëz të veprimeve "dinjitoze" derisa ishin në pushtet. Në çdo skutë e në çdo pikë po çapurisin si pulat në bërllok. Dhe fare nuk turpërohen, kur dihet se atë bërllok e kanë bërë vetë për sa kohë kanë qeverisur këtë vend. Pa asnjë padi ndaj Serbisë. Pa asnjë ulje të korrupsionit. Pa asnjë zvogëlim të kriminaliteti. Pa asnjë efikasitet në drejtësi. Pa zvogëlim të nepotizmit. Pa reformime në arsim, shëndetësi, në polici, dhe askund tjetër. As punësim e as liberalizim vizash. Në politikën e jashtme shumë destruktiv, deri edhe ndarjen e vendit kanë dashur ta bëjnë pa dijen e qytetarëve. Parlamenti i uzurpuar me do kacagjela e provincialistë të interesit personal e familjar, qe sa kohë me "referate" të shtjerra, vetëm sulme.

Çka po ndodh tash me opozitarët. I njëjti brumë dhe të njëjtit persona kanë mbetur ta bëjnë opozitën e "mençur" e në dobi të prosperitetit. Këtij prosperitetit po i vejnë pikëpyetje. Le që kanë humbur nga qytetarët e vendit, që do të duhej të ishin më të kujdesshëm, le që do të duhej të turpëroheshin para elektoratit të vet në rend parë, por edhe para të gjithë qytetarëve, për të bërat dhe të pabërat (të bërat zi e më zi), por këta, sot, krekosen kundër Qeverisë së re, brenda pak kohe, duke u përpjekur natë e ditë që t'ia hedhin bërllokun e vet për njëzet vite që e kanë bërë. 

Në këtë mënyrë, le që nuk po dinë se çka të thonë (vetë ishin deri dje në qeveri e institucione tjera), por këta kanë mobilizuar një mori portalesh, televizionesh, gazetarësh e "analistësh", të paguar, që të dërdelisin kujt çka i teket, me "moderatorë", sigurisht të paguar, ata e dinë sa e si?! Ne, opinioni publik e dimë vetëm një: Nuk kanë lidhje me politikën tonë e as politikën e jashtme. Por, nuk janë të gjithë që nuk dinë, qëllimi është t'i ndihmohet atyre pushtetarëve të deridjeshëm e në këtë rast edhe politikës Serbisë, në përpjekje të amortizimit të qëllimit të Qeverisë. Kërkesat e kësaj opozite janë ngutia.

Sa më shpejt që të fusin spica ku munden e ku s'munden, ta fusin në gabime qeverinë. Sepse, rreziku po u kanoset për veprimtarinë e tyre të deridjeshme shumë abuzuese në kurriz të këtyre qytetarëve. Cilat janë kritikat e tyre (opozitës)?1. Programi i Qeverisë. 2. Dialogu me Serbinë. 3. Edhe problemet tjera të mbetura nga këta ish-institucionalistët.  Programi dhe projekti i përgjithshëm për një mandat, kërkohet si ata që e bënin për një ditë a dy, kopje prej mandatit në mandat, me fjalë shumë të bukura, por kurrë i realizueshëm. Por është edhe një tjetër qëllim: Të dihet me VETING-un, me gjykatat e prokuroritë, të dihet edhe për personat, pak a shumë, që mund të jenë të ngarkuar me krim dhe korrupsion. Të dihet edhe mënyra se çka do të ndodhë me pasurinë e pajustifikueshme të ndonjërit apo të grupeve. Sidoqoftë e çka do qoftë "analistët" e televizioneve tona e kanë nëpër gojë Programin e Qeverisë, jo për tjetër, por për propagandë politike destruktive. Mund të themi lirisht, jo krejt nga vetë personi analist.

Dialogu me Serbinë, duhet të fillohet sa më parë. Vërejtja ime: Që të ikin nga të tjerat çështje, qeveria të merret vetëm me këtë çështje. Mori përgjuesish në ato televizione, hedhin dilema, madje edhe pohojnë dreqnit me gojën e tyre, se na (Kosova) s'e ka qare pa i dhënë diçka Serbisë, përafërsisht kështu i bien biseda e tyre. Sikur janë duke pirë raki në ndonjë odë me qejfin më të mirë. E marrin shembullin e fundit NON-PAPER, çfarë ishte ajo farë letre propagandë e tipit të para njëqind viteve, kur shqiptarët ishin 99% analfabet dhe pa u mbështetur te askush. Secili redaktor i politikës të atyre televizioneve ka mundur ta bëjë një përgjigje, gjithashtu propaganduese politike, në të gjitha televizionet te ne, e edhe në Shqipëri. Po qëllimi s'është përballja me propagandën. Edhe nëse  del nga qarqe shumë serioze, bëhesh se nuk e ke të qartë këtë farë fletë-fluturimi. Pse s'madhohen gjërat në disfavor të çështjes kombëtare. Ky nuk është roli dhe misioni i medias kombëtare e as lokale. 

Pse duhet sot, dikush ta bëjë menjëherë atë që nuk e bëri tjetri deri sot? Pse serbët e veriut në Kosovë nuk i përgjigjen shtetit? Ata marrin paga nga ky vend dhe thonë se, na jemi me Beogradin. Na presim fjalën e presidentit tonë- Vuçiqit. Pse ata nuk paguajnë rrymë elektrike? Njëmend "pozitivisht" të favorizuar! Çfarë bisedash u zhvilluan në Bruksel Kosovë- Serbi? Çfarë efekti u arrit? Pse duhet të japim llogari para Serbisë, kur na jemi viktimë e këtij shteti të pakorrigjueshëm që nga themelimi i tij. Ata mund të bëjnë gjenocid brenda një periudhe në disa shtete ballkanike dhe sërish rehabilitohen. Mendoj për këtë partitë  që ishin në pushtet nga fillimi kanë mundur të lëvizin diçka lidhur me këto dhe të tjera deri në këto kohë. Tash, pas njëzet viteve që nuk është dëgjuar zëri ish-pushtetarëve, po kërkojnë brenda disa ditëve që të gjitha të kryhen. Sepse këta nuk dinë, nuk u besohet, etj. Pollavra, këto nuk na hyjnë në punë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".