Me shtetin kriminal serb nuk ka dialog pa kushte!

Me shtetin kriminal serb nuk ka dialog pa kushte!

Hajrullah Tërnava

  • 02 May 2021 - 08:19

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava

Në bisedime me Serbinë, Kosovën duhen ta përfaqësojnë krerët e shtetit te Kosovës si Presidentja, Krye parlamentari dhe Kryeministri, bazuar në platformën që do ta miraton Kuvendi i Kosovës, e ku më pastaj, në përputhshmëri mes veti do ta caktojnë rendin e ditës, dhe si pikë e parë e Platformës për fillimin e dialogut me Serbinë̈ të jetë tema më e dhimbshme që është̈ aktuale këto ditë, zbardhja e fatit të të pa gjeturve, kthimi i viktimave -kufomave që mbahen në varrezat masive të fshehura në serbi dhe fillimi i proceseve gjyqësore për kriminelët.

Edhe këtë vit që u shënua dita e të pa gjeturve në Kosove, ata u zotuan se nuk ka pajtim dhe marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur e pranuar kjo plagë e madhe. Por nëse e dimë definicionin e politikës se “politika është art i së mundshmes” mundë të ndodhë që bisedimet të përqendrohen edhe në drejtime të tjera. Edhe pse po kalojnë plot dy dekada që nëpër tubimet përkujtimorë të përvjetorëve kemi zotime të ngjashme, deri në këtë mandat qeverisës, të gjitha ishin deklarime të llojit të fushatave elektorale. Detyrë e përfaqësuesve tanë do të ishte që të arrij spektri politik pozitë dhe opozitë, që ta fokuson në platformën e dialogut kusht të parë, çështjen e krimeve dhe të dëmeve të luftës, duke kërkuar për këtë̈ edhe garanci ndërkombëtarë, pasi që është një temë e cila nuk ka ngjyrime politike por është plaga më e dhembeshe që u anashkalua dhe injorua nga të gjitha përbërjet e kaluara të ish-qeverisjeve dhe të pjesëmarrësve në bisedimet me shtetin serb. Mos të harrojmë se edhe shtetet tjera që ishin në luftë me Serbinë, para se me hy në bisedime me ta, kishin edhe ata pretendime të përafërta sikur ne tani, por mos të harrojmë se kur dikush që është i fortë dhe ndërmjetëson, si në këtë rast ndërkombëtarët, edhe ai faktor i orienton bisedat, duke qenë pjesëmarrës i barabartë në ato bisedime, vendimet duhen të merren, sikur që ndodhi me Dejtonin në bisedime Serbi-Bosnja e Hercegovina etj, të obligueshme për zbatim me monitorim. Tani me rëndësi është që përfaqësuesit tanë të jenë unik dhe t’iu japin prioritet çështjeve kurciale që për neve janë më të rëndësishmet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".