Prokurorët frikacak, bishta të politikës, të shkojnë në shtëpi

Prokurorët frikacak, bishta të politikës, të shkojnë në shtëpi
Prokurorët frikacak, bishta të politikës, të shkojnë në shtëpi

Naim Miftari

  • 05 maj 2021 - 07:41

Shkruan: ANALIST - Naim Miftari

Tash e tutje Qeveria Kurti duhet të simulon angazhimin e kuadrove të reja, kuadro profesionale dhe jo politike, kuadro që e mbrojnë vetëm interesin e ligjit dhe të shtetit, të qytetarit tonë dhe asgjë më shumë, vetëm drejtësi të drejtë dhe neutrale karshi politikes, krejtësisht të pa varur dhe profesionale. Prokurorët politik duhet të shkarkohen sepse ata janë edhe politik edhe frikacak. Prandaj prokurorët frikacakë vendin e kanë te shtëpia e jo në prokurori.

VETTING-u në Kosovë është i domosdoshëm, nëse duam që të ndalohet dhe të luftohet krimi i organizuar i cili rrënjët e veta i ka në politikë, te politikanët e korruptuar që janë vetë bosët e nëntokës kriminale. Nëse Kosova dëshiron me të vërtetë investime, nëse dëshiron prosperitet dhe sukses si shtet serioz duhet të ketë sistem të drejtë dhe të pa varur të drejtësisë, duhet ta ketë policinë profesionale dhe të pa ndikuar, prokurorinë, gjyqësinë dhe AKI-n të pastër. Të gjitha këto institucione duhet të udhëhiqen jo nga njerëzit politik por nga njerëzit që e zbatojnë ligjin, që e mbrojnë interesin e shtetit dhe të qytetarit të Kosovës.

Normal që zbatimin e VETINGUT duhet bërë me ndihmën e ekspertëve të shteteve me traditë në fushën e sundimit të ligjit, ekspert Gjerman, Amerikan ,Britanez. Gjithsesi duhet të shikohet dhe analizohet VETTINGU në Shqipëri, se ku ishte pozitiv dhe ku ishte me të, në mënyrë që Kosova të mos i bëjë hapat e gabuar në VETTING-un e vet sikurse u bënë disa gabime në Shqipëri. VETTING nuk bëhet kundër askujt për inat, kundër ndonjë individi as kundër ndonjë krahut politik të ndonjë partie të ish pushtetit por është një zgjidhje gjithëpërfshirëse sistemore.

Pra, VETTING-u bëhet për ta fuqizuar sistemin e sundimit të ligjit ashtu si duhet. VETINGU zbatohet për tu stopuar dhe luftuar krimi i organizuar dhe çdo kush që gjendet para ligjit, ndesh me ligjin, që ka bëre vepër kriminale duhet dënuar, dhe jo të veprohet sikur që është vepruar deri më tani kur edhe për rastet më serioze të krimit të organizuar, askush nuk dënohet pa thënë dhe pa urdhëruar bosët si Thaçi, Ramushi, Kadrija, Isa ,Fatmiri!

Kjo metodë e dënimit sipas porosive në adresë të sistemit të drejtësisë selektive, drejtësi hakmarrëse, duhet të merr fund. Tash e tutje Qeveria Kurti duhet të simulon angazhimin e kuadrove të reja, kuadro profesionale dhe jo politike, kuadro që e mbrojnë vetëm interesin e ligjit dhe të shtetit, të qytetarit tonë dhe asgjë më shumë, vetëm drejtësi të drejtë dhe neutrale karshi politikes, krejtësisht të pa varur dhe profesionale. Prokurorët politik duhet të shkarkohen sepse ata janë edhe politik edhe frikacak. Prandaj prokurorët frikacakë vendin e kanë te shtëpia e jo në prokurori.

Nuk është drejtësi kur një qytetar dënohet për vjedhjen e 350 euro, ku i shqiptohet dënimi deri në 5 vite burg, kurse biznesmenët OLIGARKET Politik dhe zyrtarët e shtetit të lidhur me bosët politik bëjnë vjedhje dhe e dëmtojnë shtetin për qindra miliona euro dhe prapë lihen të lirë, eshë shpërblehen, ju falen edhe dënimet edhe borxhet ndaj shtetit. Të njëjtit vazhdojnë përsëri edhe të marrin tenderë e grante shtetërore pa kurrfarë kriteri, pasi tallin e plaçkitjes e ndajnë me bosët e tyre që i kanë në politikë . Nëse nuk pastrohet shteti nga duart e krimit të organizuar nga mafia politike Kosova ka rrezik edhe të zhbëhet si shtet një ditë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".