I humbën 8200 hektarë, nënshkruan edhe “Zajednicën”, e tash për gabimet e tyre e ngarkojnë Kurtin!

I humbën 8200 hektarë, nënshkruan edhe “Zajednicën”, e tash për gabimet e tyre e ngarkojnë Kurtin!
I humbën 8200 hektarë, nënshkruan edhe “Zajednicën”, e tash për gabimet e tyre e ngarkojnë Kurtin!

Skender Mulliqi

  • 05 May 2021 - 18:05

Shkruan:ANALISTI- Skender Mulliqi

Partitë politike që ishin deri më tash në pushtet, atë që vetë nuk e bënë për 20 vite , po kërkojnë ta bënë tash Qeveria e Kurtit! Këto struktura pushtetare, nuk dëshirojnë më pranuar së janë komprometuar keq më mos punën , dhe më keqpërdorime të mëdha , duke pruar gjendjen shumë të rëndë politike dhe ekonomike në Kosovë. Siç kanë punuar kundër interesave të qytetarëve në planin e brendshëm, edhe më mbrapshtë dhe në dëm të vendit kanë punuar edhe në planin e jashtëm , posaçërisht kur bëhet fjalë në zhvillimin e bisedimeve më Serbinë. Çdo qëndrim të LVV si parti opozitare që ka qenë, e kanë apstrahuar.

Nuk kemi pasur vendime të përbashkëta pozitë- opozitë në këto bisedime të zhvilluara . LVV këmbëngulte që të kemi reciprocitet para së të zhvilloheshin bisedimet më palën serbe , gjë që refuzohej më arsyetime të ndryshme. Jo që nuk e preferuan reciprocitetin, por nuk i vunë asnjë kusht të vetëm palës serbe. Lejuan që bisedimet të marrin rrjedhën sipas tekeve dhe dëshirës të Serbisë hegjemoniste. Kjo u pa edhe më marrëveshjet e firmosura, të cilat po thuaj asnjë të mirë nuk I sollën Kosovës. E tash gjoja po e kërkojnë reciprocitetin! Po kërkojnë vendosjen e reciprocitetit strukturat e komplemetuara dhe të korruptuara politike. Opinioni i gjerë publik e ka të freskët faktin së pikërisht në temën e heqjes të reciprocitetit , edhe e filluan fushatën e egër kundër Qeverisë të mirë Kurti 1, gjoja së është anti perëndimore dhe antiamerikane. Këta më fajin e vet së e kanë bërë gabime të pafalshme politike në relacion më shtetin serb, po tentojnë të shfajësohen para qytetarëve . Këto lojëra politike janë të nivelit të ulët dhe tashmë të demoduara. Bisedimet që pritët të rifillojnë po hynë në fazën finale, dhe dështimin mundshëm dhe fajin e tyre , tash tentojnë t’ia faturojnë Qeverisë Kurti edhe 2800 hektarë të tokës që humbën nga firmosjet e tyre sa ishin në pushtet. Nënshkruan edhe “Zajednicën” , e cila marrëveshje ka marre karakter të marrëveshjes ndërkombëtare , që vështirë tash do ta këtë qeveria ta zhbën atë. Këtë gjë e dinë mirë protagonistet e këtyre marrëveshjeve. Janë mësuar që mos të japin llogaridhënie para qytetarëve , madje as përgjegjësi morale. Kosova ka degraduar keq deri në zhbërje , që është e pa pranueshme , kur dihet për sakrificat e mëdha njerëzore dhe materiale historikisht, edhe në luftën e fundit çlirimtare. Veprimet e tyre politike janë hileqare, ne vend që të kemi unitet të mbarë spektrit politike në Kuvend, nuk bëhet fjalë për ruajtjen e interesave madhore të shtetit, dhe për interesat madhore të nivelit nacional.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".