Mjaft me cirkusiada në parlament, rregullorja e re t’i ndëshkon deputetët hileqar

Mjaft me cirkusiada në parlament, rregullorja e re t’i ndëshkon deputetët hileqar
Mjaft me cirkusiada në parlament, rregullorja e re t’i ndëshkon deputetët hileqar

Ragip Guraziu

  • 06 May 2021 - 13:13

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Pasi që në zgjedhjet e fundit, qytetaret kanë votua për ndryshim, e këto ndryshime nuk po i shohim akoma me veprime nga deputetët e parlamenti, në punën e tyre të deritashme, përveç asaj qe jemi mësuar të shohim kacafytjen e tyre në mes vete, atëherë le të shpresojmë që me bërjen e rregullores së re që në një formë është Kushtetuta e Kuvendit, të shohim sjellje ndryshe të kulturuar, angazhim të përgjegjshëm dhe sanksione të ashpra për veprimet ekstreme që jemi mësuar ti shohim në të kaluarën, sepse sikur që e thotë populli, është tepruar dhe kungulli mbi ujë nuk duhet të ju shkon gjithnjë.

Kjo legjislaturë e re e Kuvendit, një pjesë dërmuese e përbërjes , është kopje e kuvendarëve të tjerë, derisa 13 vjet nga shpallja e pavarësisë Kuvendi është shndërruar në një institucion të njerëzve të pa përgjegjshëm, që përveç vrapit pas mëditjeve obligimet tjera janë lënë në harresë. Uroj që kjo të ndërpritet si praktikë dhe të ndryshohet sjellja sepse jemi mësuar të shohim mungesë në seanca, rrezikim i qëllimshëm i kuorumit, mungesë në komisione dhe mosdhënie llogari edhe për sjellje dhe fjalorin banal deri edhe bastard që e ka karakterizuar të kaluarën e legjislativit të Kosovës.

Duke i parë se si po sorollateshin kështu vetë të zgjedhurit me votë qytetare, është bërë e domosdoshme që kjo legjislaturë e re e Kuvendit, ta shfrytëzon bërjen e rregullores së re të punës, për të vendosur rregull dhe disiplinë në punën e legjislativit, duke e precizuar dhe sanksionuar në detaje përgjegjësinë dhe obligimin e të zgjedhurit nga populli, pasi për këto 13 vjet nga shpallja e pavarësisë Kuvendi është shndërruar në një institucion të njerëzve të pa përgjegjshëm, që nuk shikojnë tutje përveç përfitimeve te tyre personal materiale.

Kështu edhe qytetarët e Kosovë, janë mësuar me praktikat e kaluara të sjelljes me papërgjegjësi të deputetëve në Kuvend, që ka shpërfaqur praktikën e shkuarjes për regjistrim vetëm sa për ta arsyetuar mëditjen dhe më pastaj gjithçka ka qenë jashtë funksionit. Do të ishte një hap i qëlluar dhe shumë i domosdoshëm nëse me rregulloren e re sanksionohet dhe gjuha jo parlamentare, sanksionimi i fjalorit banal deri edhe bastard që e ka karakterizuar të kaluarën e legjislativit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".