Thaçi dhe Vuçiqi shpikën ndryshimin e kufijve

Thaçi dhe Vuçiqi shpikën ndryshimin e kufijve
Thaçi dhe Vuçiqi shpikën ndryshimin e kufijve

Dardan Grapci

  • 07 May 2021 - 07:35

Shkruan: ANALIST - Dardan Grapci

Ne e dimë shumë qartë që derisa ka qenë në pushtet Hashim Thaçi në bashkëpunim me strukturat e Serbisë gjithmonë janë munduar që këtë histori ta fshehin prapa temave të ndryshme siç është asociacioni me shumicë serbe, ndryshimi i kufijve etj, por duke e falënderuar BE-në dhe SHBA-në ndryshimi i kufijve nuk do të ndodhë e as asociacioni me shumicë serbe apo siç e quajmë ndryshe - ZAJEDNICA.

Ka qenë e kuptueshme,  si dhe me prova nga ish-deputetët të cilët  edhe  sot disa nga ta po e tregojnë të vërtetën në lidhje me heshtjen për krime të luftës që ia ka bërë Serbia Kosovës. Me ligje ndërkombëtare një shtet i cili ka qenë i një lufte skandaloze dhe me vrasje makabre,  siç kanë  ndodhur në Kosovë,  duke filluar nga masakrat e deri tek dhunimet dhe vrasjet e fëmijëve,  ka të drejtë që të kërkoj dëmshpërblim nga Serbia. Madje  jo vetëm dëmshpërblim për dëmet që i ka bërë në Kosovën si shtet i ri, por gjithashtu edhe dëmshpërblimet individuale për familjarët e atyre të cilët kanë qenë objekt i dhunës, vrasjeve, shkatërrimeve, dhunimeve dhe masakrave.

Gjykata Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë duhet ti dërgojnë një mesazh të qartë Presidentit Serb, se pa i paguar dëmet e luftës në Kosovë, pa i kthyer trupat e qytetarëve të cilët ende nuk dihet se ku janë varrosur , pa e pranuar Pavarësinë e Kosovës. Serbia asnjëherë s’do të ketë të drejtë të hyj në BE- si dhe do të duhet të sanksionohet nga BE-ja, Kosova dhe SHBA-ja.

Reagimi i Aleksandër në mediumin serb i cili ka bërë thirrje që Kosova mos të ngrit padi kundër Serbisë është thjeshtë një lojë e tij dhe një aktrim sa për të blerë kohe, për mos realizimin padis që ka Kosova kundër Serbisë.

Aleksandër Vuçiq mund të qaj apo të qartët keq,  por nëse sot Serbia nuk i paguan dëmet luftës në Kosovë, atëherë e ardhmja e Serbisë do të jetë një histori e kaluar me vajtime dhe kujtime të brishta, sepse Serbia do mbetet e etiketuar historikisht si shtet kriminal, dhe  ata që do të jetojnë në Serbi do të etiketohen si pasardhës të  një strukture kriminale të shtetit që ka bërë gjenocid gjithandej nëpër shtetet në fqinjësi, edhe në Kosovë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".