Afera PRONTO është vetëm një para gjellë e krimit të organizuar, e cila po e “djeg” edhe drejtësinë!

Afera PRONTO është vetëm një para gjellë e krimit të organizuar, e cila po e “djeg” edhe drejtësinë!
Afera PRONTO është vetëm një para gjellë e krimit të organizuar, e cila po e “djeg” edhe drejtësinë!

Naim Miftari

  • 07 May 2021 - 13:05

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Unë nuk pres ndryshime në gjykata pa u pastruar njerëzit, sekserët politik në prokurori dhe gjyqësi, si të mbajmë shpresë për një rigjykim të ri kundër një pjese të klanit Pronto kur shumica e gjyqtarëve e prokurorëve deri te porta gjyqësore janë caktuar nga PRONTO e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reçicës e Adem Grabovcit. Edhe vetë procesi gjyqësor ne tërësi ka qenë i pjesshëm dhe i inskenuar pasi krerët kryesor të aferës as që ka guxuar për ti trajtuar drejtësia, prokurori dhe gjyqtari i rastit.

Pa u pastruar gjyqësori, prokuroria, policia dhe inteligjenca nga kokat e krimit të organizuar sidomos nga njerëzit e SHIK-ut dhe ish sistemit komunist nuk ka shpresë që vendi i jonw të bëhet shtet serioz ku sundon vetëm ligji i shtetit e jo ligji i shefit të shefit.

Afera PRONTO është vetëm një para gjellë nga krimi i organizuar politik sepse ka afera shumë më të rrezikshme por që shteti as ligji i kontrolluar nga mafia politike nuk ka pasur guxim me u marr me to, sidomos me korrupsioni multi milordësh ku u vodh shteti dhe e tërë pasuria e popullit, duke u pasuruar disa politikan me disa ish komandantë të vetë quajtur, disa të quajtur edhe gjeneralë të lofatës. Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm VETING-u i përgjithshëm si pastrim serioz e shpëton vendin tonë nga dështimi nga kolapsi i përgjithshëm në çdo lami apo pore jetësore .Nuk pres që rigjykimi i ri i klanit PRONTO do të sjell ndonjë drejtësi apo risi ne drejtin e shtetit e cila po vazhdon të kontrollohet pikërisht nga PRONTO mafia!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".