Të plotësohet ligji për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të mos lejohet abuzimi kriminal!

Të plotësohet ligji për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të mos lejohet abuzimi kriminal!
Të plotësohet ligji për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të mos lejohet abuzimi kriminal!

Ragip Guraziu

  • 07 May 2021 - 07:49

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Duhet të ketë ndërhyrje dhe përmirësim urgjent i këtij ligji që do të shërben për fillimin e vendosjes së drejtësisë në binarët normal. Njëkohësisht ndryshimi do të jetë goditja e parë ndaj strukturës kriminale të instaluar nga mafia e politikës në sistemin e drejtësisë nga ish elementët e SHIK-ut për të ju shërbyer atyre dhe vetëm atyre.

Me shumë të drejtë ka vepruar ekspertja amerikane e legjislacionit Lana Morton-Ovens, e cila jua “ngreh veshin” gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës, edhe politikës, dhe ka deklaruar se pa finalizimit të ligjit VETING nuk ka shpëtim dhe pastrim të sistemit të Drejtësia në Kosovë!

Ky është një selam që duhet tani urgjentisht ta merr mbi vete Ministria e Drejtësisë dhe ta vendosë në prioritet Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për përgjegjësitë disiplinore për prokurorët dhe gjyqtarët e degraduar , të interferuar nga jashtë, ligj i cili qëllimisht është hartuar me “gabime” dhe gjatë zbatimit pamundëson shqiptimin e sanksioneve të ashpra ndëshkuese për mos punë dhe sabotim të qëllimshëm të detyrës nga vetë prokurorët dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve.

Bërja jo funksional dhe i pa zbarueshëm i Ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe të prokurorëve e zbulon tani lakuriq skandalin të cilin qëllimisht e ka bërë qeverisja e e kapur e kaluar, Ministria e Drejtësisë e drejtuar për dy mandate mbrapa nga PDK-ja. Në një analizë të hollësishme të këtij ligji, skandalin e ka zbuluar dhe konstatuar me interpretimin e saj ekspertja amerikane e legjislacionit Lana Morton-Ovens e cila thotë se gabimet në ligj nuk janë të rastësishme por krejtësisht të qëllimshme dhe pamundësojnë ndërmarrjen e masave ndëshkuese penale për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët nga mungesë e aftësisë apo qëllime të tjera dështojnë qëllimisht dhe nuk e zbatojnë ligjin me paanësi dhe profesionalizëm.

Tani po shihet qartë se këto institucionet tona nuk janë serioze dhe derisa nuk na rrinë te koka ndërkombëtarët, nuk i marrim gjërat për ti bërë si duhet dhe seriozisht. Nëse vërtetë duam drejtësi funksionale dhe të pastër, ekspertja amerikane me analizën e saj na lë të kuptojmë që sa më urgjente duhet të jetë ndërhyrja për plotësim ndryshim të këtë ligj, si hapi i parë i zotimit të qeverisë Kurti për ç ‘kapjen e sistemit të drejtësisë nga strukturat e krimit instaluara nga për rreth dy dekada me parë dhe krijimin e parakushteve të përshtatshme për fillimin e pastrimit të drejtësisë me një Paraveting, deri në fazën e finalizimit të ligjit VETING dhe fillimit të zbatimit të tij praktik, që gjithsesi do të merr disa muaj kohë.

Sipas analizës së bërë ndaj këtij ligji, është hetuar se jo rastësisht politika që e ka hartuar atë, Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka lëshuar gabime teknike që e bëjnë jo funksional dhe gati të pa zbatueshëm për fushën dhe qëllimin që i dedikohet. Përmes këtij ligji duhet të mbahen përgjegjës gjykatësit dhe prokurorët por në këtë ligj ka një “gabim” që thotë se asnjë gjykatës apo prokuror nuk mund të suspendohet nëse nuk kanë kryer ndonjë shkelje tepër të rëndë kriminale. Ky nuk ishte qëllimi i hartuesve sepse gjykatësit dhe prokurorët mundë dhe duhet të suspendohen pas shkeljeve të rënda disiplinore, dhe ky “selam” amerikan i dedikohet znj. Albulena Haxhiut, Ministres së Drejtësisë, që ta ketë këtë parasysh dhe të veprojë sa më parë për ndryshimin e ligjit, sepse pa një VETING, drejtësia në Kosovë do të zhytet akoma më thell deri në humnerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".