Gjendje alarmante në sistemin e drejtësisë kosovare!

Gjendje alarmante në sistemin e drejtësisë kosovare!
Gjendje alarmante në sistemin e drejtësisë kosovare!

Hasan Preteni

  • 08 May 2021 - 08:48

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Nuk mund të paramendohet që të  realizohet Vettingu nga këta  njerëz që  sot janë  në sistemin e drejtësisë.  Të gjithë janë të shantazhuar dhe jo profesionistë. Meritokracia,  në kuptimin e plotë të fjalës nuk mundë të realizohet sepse nuk ka të tillë që e meritojnë të jenë pjesë e sistemit. Asnjë gjyqtar e as prokuror nuk njihet nga qytetarët nëse nuk është familjar.

Në Sistemin e Drejtësisë duhet të vendosen masat e jashtëzakonshme për një periudhë dyvjeçare derisa të realizohet Vettingu. Duhet të ketë ndryshime Kushtetuese ( jo mandate të përhershme për prokuror dhe gjyqtar) e pastaj të fillohet nga e para. Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në mënyrë të rregullt. Për të ikur nga ndikimet politike dhe të parandalohet konflikti i i interesit, duhet të formohen disa komisione. Të gjithë kandidatët të kalojnë nëpër tri faza, që do të thotë tri komisione, minimum plus mbikëqyrja e gjithë procesit nga mekanizmat ndërkombëtare. Faza e parë, a plotësohen kushtet formalo juridike dhe cilat janë rezultatet kandidatëve nga e kaluara ( meritokracia ).  Faza e dytë, kontrolli i pasurisë duke verifikuar të gjitha të dhënat rreth prejardhjes së pasurisë dhe faza e tretë, lidhja me krimin. Me kënd shoqërohen kandidatët dhe si është raporti familjar i tyre me botën e krimit.  Procesi në tërësi  do të zgjatë por nëse bëhen përgatitjet e mirëfillta , prokurorët dhe gjyqtarët e filtruar mund të nisin punën për një vit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".