Qeveritarët e papërgjegjshëm për dy dekada ju frikësuan shtetit serb!

Qeveritarët e papërgjegjshëm për dy dekada ju frikësuan shtetit serb!
Qeveritarët e papërgjegjshëm për dy dekada ju frikësuan shtetit serb!

Skender Mulliqi

  • 10 May 2021 - 13:08

Shkruan: ANALIST - Skënder Mulliqi

Tema më e ndjeshme siç janë krimet dhe gjenocidi serbe , mbi shqiptarët , kurrë nuk u deponua pranë asnjë gjykate ndërkombëtare, dhe as në TPI për krimet e luftës në ish Jugosllavi.  Kishim deri më tash një klasë krejt të pa përgjegjshme politike, e cila në relacion më Serbinë u tregua e pa përgatitur, e dobët dhe e pa përgjegjshme.

Serbia shkatërroje në masë të gjerë çdo vlerë kulturore, materiale e njerëzore të shqiptarëve , dhe këto gjera madhore, nuk u shfrytëzuan në maratonën e bisedimeve më palën serbe.  Ishte shumë e pa logjikshme për mendjen e shëndoshë se si u pranua më aq lehtësi futja në dialog , pa u vu asnjë kusht të vetëm, gjë që bëri të faktorizohet shteti serb ne rajon dhe më gjerë.  Sikur Serbisë të ishin vu kushte sigurisht që do të kishin një situatë shumë më të favorshme politike. Si palë e dëmtuar rëndë që ishim fill pas luftës, sigurisht së është dashur të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që Serbinë ta detyron për kërkim falje për viktimat dhe gjenocidin e shkaktuar.

E dyta, pushtetet tona diletante të qorruara sysh pas karrierës, nuk kërkuan që Serbia ti paguaj dëmet e luftës. Nuk është dashur gjithashtu të hynë në bisedime pa u pranua pavarësia e Kosovës, e cila u legjitimua edhe nga GJNDJ-a. Për çudi  Serbia nuk u paditë për gjenocid në kohën kur këtë gjë e bën Bosnja dhe Kroacia, madje kundër padi bëri edhe Serbia ndaj Kroacisë në TPI.  Shumë pak u shtruan këto tema në Kuvendin e Kosovës , si temat kryesore të interesit shtetërore dhe nacional. Të gjitha këto bënë që të vonohemi shumë në procese . Nuk u zu hapi më kohën që të integrohemi në organizmat të ndryshëm ndërkombëtar, dhe madje as të dalin nga izolimi. Kosova ka mbetur si oazë në shkretinë.

Rrjedha e bisedimeve nënshkruese më palën serbe, n a ka pru para aktit të kryer, në këto bisedime.  U humben 8200 hektarë tokë më Mal të Zi. U nënshkrua “Zajednica”, më kompetenca ekzekutive qe ka marre karakter ndërkombëtar, dhe shumë vështirë është të zhbëhet si e tillë.  U vu Fusnota në përfaqësimet rajonale të Kosovës , shumë e dëmshme .U la mbrapa edhe tema e të pagjeturve shqiptarë dhe të tjerë në  Serbi. Kurrë pala shqiptare nuk kërkojë që të hiqet nga preambula kushtetuese , ku Kosova figuron pjesë përbërëse e shtetit serb. Kjo ishte ajo elementarja, që duhej kërkuar më kohë pala shqiptare edhe nga BE-ja dhe Amerika. 

Futja pa asnjë kusht në bisedime , nuk ish dashur të ndodhë tash në fazën finale, kur të gjitha argumentet kanë qenë dhe janë në anën tonë.  Qeveria e re e Kosovës, më në fund e ka qitur hapin e parë dhe shumë vendimtarë , që Serbia të paditët për gjenocid.  Edhe pse hap shumë I vonuar megjithatë , është hap që I hap shtigje të reja dialogut, që Kosovën nuk e bën më të nënshtruar. Kur hapën gjithë këto tema të cilat I përmendëm më lartë , sigurisht së tjetër karakter do të kanë edhe bisedimet finale .

Shumëçka ishte premtuar në fushatat elektorale edhe kur bëhet fjalë për shtetin serb, por që shumëçka nuk funksionojë hiq mirë , dhe as në favor të Kosovës.  Serbia shkojë gjithnjë e më afër strukturës të BE-së, e në mbetem në margjina. Mbetem edhe pa njohje te reja, madje më lobimin serb, na ndodhën edhe 17 çnjohje, nuk kemi ende liberalizim te vizave shumë të premtuara deri më sot. Nuk u punua nga Ministria e Punëve të Jashtme që të kemi njohjen edhe të pesë shteteve te BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.  Unë mendojë së padia kundër Serbisë për gjenocid do të këtë ndikim edhe para faktorit ndërkombëtare, si dhe kërkesat tjera që duhet ti bëjnë pala jonë në këto bisedime. Këto do të ndikojnë në rrjedhën përfundimtare, të përmbylljes pozitive të bisedimeve më shtetin serb. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".