Zbulohet marrëveshje e fshehtë Vuçiq &Thaçi për faljen dhe amnistinë e krimeve të luftës

Zbulohet marrëveshje e fshehtë Vuçiq &Thaçi për faljen dhe amnistinë e krimeve të luftës
Zbulohet marrëveshje e fshehtë Vuçiq &Thaçi për faljen dhe amnistinë e krimeve të luftës

Ragip Guraziu

  • 14 May 2021 - 10:16

Shkruan: ANALISTI-Ragip Guraziu

Me këto zhvillime të fundit rreth ngritjes së një padije ndërkombëtare për krime kundër shtetit serb, vetëm sa po dëshmohet me fakte, se heshtja për plot dy dekada e krimeve të luftës, mungesa e guximit për padi, nuk ishte asgjë tjetër pos një marrëveshje e heshtur e tinëzare e qeverive të kaluara që e filluan dialogun me Serbinë dhe anashkaluan qëllimisht çështjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës për interesa kriminale-individuale të politikanëve të shantazhuar e të tej kriminalizuar. Pesha më e madhe e përgjegjësisë i takon Hashim Thaçit me dy mandate kryeministër 2007-2010 dhe 2010-2014 dhe një mandat të shkurtuar si zëvendëskryeministër i Isa Mustafes e ministër i punëve të jashtme dhe një mandat president 2016-2020

Tash lirisht mundë të thuhet sa ka skaduar jo arsyeja për ta bërë, por filozofoja e kotë e mashtrimit të vazhdueshëm se do ta bëjmë sot e do ta bëjmë nesër një padia për krime lufte ndaj Serbisë. qeveria Kurti duket se e ka marr seriozisht, derisa për këta të tjerët që ishin në pushtet vlen ajo thënia popullore: KUR HUMBIN DHENTË, të VIJNË MENTË. Duke e analizuar karrierën politike të Hashim Thaçi, në krye të institucioneve, barra e përgjegjësisë për mos ngritjen e padisë kundër shtetit serb për krimet, gjenocidin dhe dëmet e luftës i takon kryesisht atij sepse janë gjithsejtë rreth 14 vite në majat e pushtetit , në ballafaqim po ashtu me politikanët serb përgjegjës për krime në qeverinë e Serbisë.

Tani është normale, se edhe vetë Hashim Thaçi është në dijeni se ,vonë shumë vonë, tani edhe Kryeministri Albin Kurti, ka vendosur ta qon përpara këtë proces dhe dihet se çka e pret. Dyshimin që është ngritur vazhdimisht në opinionin publik, për marrëveshje të fshehtë mes Thaçit dhe së fundi Aleksandër Vuçiqit për ti heshtur krimet e luftës, për të mos e paditur Serbinë , arsyeton edhe reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili po e lutë qeverinë Kurti që të tërhiqet nga paralajmërimi i ngritjes së një padije për krime lufte kundër shtetit serb, me mbështetje të Shqipërisë. Madje Vuçiq e ka përdorë këtë paralajmërim të Qeverisë Kurti si një lojë të rrezikshme duke e nxjerr kartën e Shqipërisë së Madhe, sipas të cilit është qëllim që fshihet pas ngritjes së padisë për krime lufte kundër Serbisë. Kosova është vonuar shumë në këtë temë të rëndë dhe të dhimbshme prandaj duhet vepruar dhe nuk duhet zvarritur më tutje.

Reagimi i Aleksandër Vuçiqit, kërkesa ndaj Qeverisë Kurti për të mos ngritur padi për krime kulte kundër Serbisë, duhet t’i shërbej tani Qeverisë si motiv plus për të mos e vonuar këtë padi në gjykatën ndërkombëtarë, dhe për të mos hezituar që në tavolinë të bisedimeve me Serbinë të nxirret e të kushtëzohet edhe dialogu me një ndër të parat tema për krimet dhe koston nga dëmet e luftës dhe gjenocidi serb mbi popullin e Kosovës. Nuk duhej lejuar që Serbia të mban peng edhe më tutje fatin e të pagjeturve, të kërkon edhe amnisti për krimet e dëmet duke bërë presion mbi qeverinë e shtetit të Kosovës, qoftë me deklarata, kërkesa të drejtpërdrejta, qoftë edhe me lobim të faktorit ndërkombëtar. Është për tu habitur se si u bënë më shumë së dy dekada pas lufte, dhe ende nuk ka veprime konkrete nga ana e institucioneve të drejtësisë së Kosovës për trajtimin e kësaj çështje. Për më tepër absurdi është akoma më i madh që sikur është raportuar më herët në media, politika Kosovare e mandateve të kaluara ka ndikuar edhe në drejtësinë vendore për të mos i trajtuar dhjetëra mijëra padi që kanë ushtruar qytetarët dhe bizneset për kompensimin e dëmeve të luftës nga ana e Serbisë. Në mos tjetër, nuk është dashur për këtë gjë të ndodhte kjo heshtje sepse vërtetë duket e pabesueshme të mos veprosh ndaj një armiku i cili gjatë luftës së fundit nuk ka zgjedhur as mjete e as forma për të shkatërruar çdo gjë para vetes që ka qenë shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".