Pushtetarët e deri djeshëm, të lidhur me krimin e organizuar, fillojnë fushatë shpifjesh

Pushtetarët e deri djeshëm, të lidhur me krimin e organizuar, fillojnë fushatë shpifjesh

Gani Qarri

  • 17 May 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Edhe larmi i ngritur nga opozitarët e sotëm, është turpi më i madh dhe kulmi i hipokrizisë së tyre, duke kërkuar serish dorëheqje, deri dje pse nuk erdhën vaksinat, kurse tani pse erdhën vaksinat, pse po merren vaksinat, pse kaq shumë njerëz duan ti marrin vaksinat, pse shprehin njerëzit kaq shumë interesim për marrjen e vaksinave etj.., diçka që partitë e dështuara mundë ta bëjnë vetëm në mungesë të lternativës, vetë ata që e shkatërruan shëndetësinë dhe çdo gjë në këtë vend, me zhvatje, plaçkitje e hajni të paskrupullt për mbi 21 vitet e kaluara në liri!

Ish pushtetarët e deridjeshëm të degjeneruar dhe kriminalizuar deri në fund, që për mbi 21 vite me radhë e shkatërruan shëndetësinë dhe çdo gjë tjetër në këtë vend me zhvatje e hajni, të alarmuar nga fillimi i mbarë dhe suksesi i ballafaqimit të institucioneve të reja të vendit me pandeminë, pas dështimit të tyre të plotë më se një vjeçar të qeverisë kundër kushtetuese të dalë nga grusht shteti i simuluar dhe inkurajuar nga PDK dhe klani pronto, nuk zgjedhin alternativ tjetër veçse të kritikojnë vend e pa vend.

Madje, përderisa vetëm deri para pak ditësh tellallët e ish-regjimit të kriminalizuar, shpifnin e akuzonin se si nuk po vijnë vaksinat në Kosovë dhe kërkonin dorëheqjen e ministrit të porsa zgjedhur dhe të gjithë kabinetit qeveritar, tani kur pa kaluar as një muaj i plotë nga formimi i Qeverisë së re, erdhën mijëra vaksina, ata heshtën dhe jo vetëm që nuk kërkuan as falje për shpifjet që i kishin bërë, por nisën serish të kërkonin dorëheqjen e ministrit Vitia, tani pse vaksinimi nuk po ndodhte shpejt siç ata pretendonin. Ndërsa ku filloi vaksinimi dhe qytetarët po shprehin interesim për imunizim, ky fakt, ka filluar ti tmerrojë forcat e errëta dhe eksponentët e partive të kriminalizuara, ndaj përderisa pak kohë më parë kur u vaksinua kryeministri për t`ua larguar frikën qytetarëve nga ndikimet anësore të vaksinave dhe shuar zërat e skeptikëve që thonin se nuk bën të merrej vaksina, duke u bërë shembull para qytetarëve dhe frymëzuar ata që ta merrnin vaksinën, tellallët e krimit të organizuar, në mungesë të argumenteve, thanë se ishte e turpshme që kryeministri të vaksinohej i pari, dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Kurse, sapo u vaksinua edhe stafi mjekësor dhe shumica e të moshuarve mbi moshën 75 vjeçare dhe furnizimi po futet në binar të përshkallëzuar e po rritet edhe interesi qytetar, madje u erdhi radha për marrjen e vaksinës edhe të qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç, argatët e krimit, filluan serish me akuzën tjetër se qenkan mbledhur qindra qytetarë për të marrë vaksinën, për çka përsëri po kërkojnë dorëheqjen e ministrit dhe kryeministrit, tani pse nxitojnë njerëzit për të marrë vaksinën. Budallallëqet e tilla të tyre, dëshmojnë hapur se opozita e ndëshkuar rëndë me votën e lirë të qytetarëve për krim e korrupsion dhe hajni e zhvatje të shtetit për dy dekada me radhë, po përpiqet që të përfitojë qoftë edhe me këtë lloj të sjelljeve anormale, tejet arrogante dhe tërësisht të paprecedentë, me kritika krejt të paqëndrueshme, kur dihet mirë fakti se të moshuarit të frikësuar nga pandemia me Covid-19, është normal të shprehin interesim të shtuar dhe të nxitojnë për imunizim, por ata janë edhe të ç`orientuar nga informatat e rreme dhe të pa sakta të opozitës, e cila tanimë ka marrë rolin e kujdestarisë për shpikjen dhe zmadhimin e problemeve, për çdo gjë në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".